Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë SocialDemokrate në Kosovë, Dardan Molliqajn dhe disa anëtarë të tjerë të partisë.
Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka zhivlluar një protestë kundër mbërritjes në Prishtinë të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Eksponentë të PSD-së kanë sulmuar me tymese ambientet e një hoteli, ku drejtuesja e Gjykatës Speciale mbante një takim me shoqërinë civile.
Gjatë fjalës së tij në protestë kreu i PSD-së, akuzoi Vetëvendosjen për arrestimet nga Specialja të krerëve të UÇK-së.
“Mos harroni, arrestimi i Thacit dhe të tjerëve që janë në Hagë ka qenë i mundshëm vetëm pas një fryme që ka ardhur VV-ja. Kur e panë që populli po e mbështet një subjekt politik që s’e mbështet luftën e UÇK-së, e panë që është e mundshme”, tha Molliqaj./ S.M