Elton John thirrje ministrave të Anglisë: Merrni masa për rastet e reja të HIV-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari me famë botërore Elton John, u bën thirrje ministrave të marrin masa për eliminimin e rasteve të reja të HIV-it.

BBC ka mësuar se John do t’u drejtohet deputetëve në një takim mbrëmjen e së mërkurës, në Parlamentin e Anglisë. Kjo vjen pasi më shumë se 580 raste të padiagnostikuara më parë janë identifikuar nga një skemë e re testimi pioniere.

Sipas skemës, kushdo që ka një analizë gjaku në njësitë e përzgjedhura të spitalit A&E në Londër, është testuar gjithashtu për HIV, Hepatitin B dhe Hepatitin C.

Projekti pilot i “testimit” ka identifikuar më shumë se 3,500 raste të tre infeksioneve të transmetuara nga gjaku që nga prilli 2022, duke përfshirë më shumë se 580 raste me HIV.

Provat janë zhvilluar në 3 spitale në Londër, Greater Manchester, Sussex dhe Blackpool, ku prevalenca nga NHS klasifikohet shumë e lartë.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) thotë se 42% e diagnozave të HIV-it në Mbretërinë e Bashkuar bëhen vonë, kur sistemi imunitar është dëmtuar ndjeshëm.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë tha se qeveria është e përkushtuar për t’i dhënë fund transmetimeve të reja të HIV brenda Anglisë deri në vitin 2030-të./O.S

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV