I afërt me një vajzë tjetër jashtë programit/ Aureli pezullohet nga “Për’puthen”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Për’puthen” zbuloi sot një video, e cila tregonte Aurelin së bashku me një vajzë tjetër teksa kalonin momente të afërta në një club.

Pamjet tronditën studion, e cila reagoi ashpër ndaj konkurrentin. Vajzat kërkuan që Aureli të tregojë të vërtetën, megjithëse ky i fundit në asnjë moment nuk e pranoi.

Ai u shpreh se vajza është thjesht e njohura e tij, me të cilën nuk ka asnjë marrëdhënie, përpos shoqërisë. Ndër të tjera, konkurrenti u pezullua nga “Për’puthen” deri në një njoftim të dytë, pas sqarimit të ngjarjes.

Një pjesë e bisedës e zhvilluar në studio:

Neda: Kjo mënyra si e trajton Aureli situatën ka të bëjë me të ashtëquajturin “ligjin e meshkujve” -“moho deri në vdekje”. O Aurel je djalë i ri, ke famë, gocat të afrohen dhe kur të vjen një gocë do tundohesh. Ne kemi pasur shumë debate personale dhe unë ty nuk të marr inat se je shumë i zgjuar. E respektoj këtë, je inteligjent dhe mistrec por në të njëjtën kohë ke aftësinë ta kthesh çdo situatën ashtu si do vetë.

Aureli: Nuk jam aq budalla sa të dal hapur në një club. Ajo është thjesht një shoqe që donte të më thoshte diçka dhe nga zhurma e lartë në club u afrua drejt meje. Për më tepër që aty, shoqja kishte edhe të dashurin.

Gabriela: Mos u mbro Aurel, thuaj të vërtetën!

Aureli: Unë atë shoqen mund ta sjell edhe në program për ta vërtetuar.

Megi: Nuk duam të nxitohemi duke dhënë një vendim tani me aq sa po shohim. Nga ajo që shohim tani duket se kemi të bëjmë me një thyerje të rregullave por ti duhet të sjellësh provat që e kundërshtojnë këtë. Deri në një vendim tjetër, ti je i pezulluar.

Saide: Karma ekziston.

Megi: Një video e tij ka ardhur në redaksinë e “Për’puthen” ku ai duket shumë i afërt.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV