Nata e Bardhë plot me surpriza, ja kush janë këngëtarët që do “ndezin” sheshin skënderbej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar surprizën e datës 29 Nëntor, ku do performojnë disa nga këngëtarët më të famshëm shqiptarë.

Përtej ceremonisë protokollare tek Varrezat e Dëshmorëve, Nata e Bardhë do të sjellë artistët më të mirë dhe më të njohur shqiptarë, ku për herë të parë do të bëhen bashkë për një natë të paharrueshme.

Muzika do të fillojë në orën 18:00 me Dj më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë do të ngjiten këngëtarët. Të parët do të jenë Landi dhe Miri që do të sjellin hitet e tyre më të mira ndër vite.

Më pas Stine, Varrosi, Buta, Kida, Samanta, Capital T, Mc Cresha dhe Ylli Limani. Skena do t’i lihet më pas Elgitit dhe Romeos.

Nëse mendoni se surprizat janë kaq, e keni gabim. Në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej” do të ngjitet Noizy.

Nuk do të mungojë as Luiz Ejlli për të përshëndetur fansat e tij të shumtë.

Mbrëmja do të mbyllet me një spektakël fishekzjarresh që do ta bëjnë një mbrëmje magjike këtë 29 nëntor./ S.M 

Të fundit

DHL më fund kthen përgjigje për akuzat me votën e diasporës

Kompania postare DHL ka reaguar për herë të parë në lidhje me procesin e transportit të votave të diasporës...

“Partinë Demokratike e trashëgon vetëm një familjar i Berishës”

Sa të jetë Sali Berisha në krye të partisë, PD nuk vjen kurrë në pushtet. Dhe ata që guxojnë t’i dalin kundër nga brenda...

“Berisha dëmtoi dinjitetin e Shqipërisë në Parlamentin Europian!”

Aktivistja konservatore Evi Kokalari ka reaguar keq ndaj ish-kryeministri Sali Berisha, referuar fjalës që ky i fundit thotë se ka mbajtur në Parlamentin Europian,...

Krimet zgjedhore, PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës në Shqipëri

Partitë Popullore Europiane (PPE) kanë vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës së kryetarit të PD, Sali...

Mashkulli dhe femra më perfekte në botë, del verdikti i britanikëve

Një studim i veçantë nga aplikacioni i takimeve “Wisp” ka hedhur dritë mbi se cilat janë tiparet më të dëshirueshme të një partneri ideal...

Lajme të tjera

Web TV