Ndryshimi i klimës, rrezik dhe kosto e lartë për infrastrukturën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet klimatike po bëhen më shqetësuese vitet e fundit në vendin tonë duke sjell dhe një rritje të kostove të demëve në infrastrukturë.

Një dokument i qeverisë vlerëson se vlera mesatare e dëmeve është 147 milionë Dollarë dhe këtu bëjnë pjesë përmbytjet, tërmetet apo rrëshqitjet që prekin rrjetin rrugor dhe urat. Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave vitit 2023 ka dëshmur një rritje të kushteve ekstreme të motit.

“Kemi vërejtur vitet e fundit ndryshime të klimës duke filluar që nga ndryshimi në sasinë e reshjeve, intensitetit të reshjeve, ndryshimi në vlerat ekstreme të temperaturave si ato maksimale dhe minimale. Jemi përballur gjatë vitit të fundit me stuhi të ndryshme. Rëshqitjet kanë qenë problematike gjatë vitit të fundit. Përmbytjet me të cilat jemi përballur pothuajse në të gjitha qarqet përkthehen në dëme ekonomike.”

Shqipëria vuan më shumë nga përmbytjet lumore, të cilat përbëjnë rreth 84% të dëmit vjetor në infrastrukturë.

“Problematika kryesore lidhur me përmbytjet vjen nga përmbytjet e lumenjve të mëdhenj siç është Vjosa që shkakton probleme me daljen e saj në qytetet e Fierit dhe Vlorës dhe gjithashtu përmendim Drinin pasi përmbytjet më të mëdha historike kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës dhe pasojat më të mëdha i kanë vuajtur qytetarët e Shkodrës. Kryesisht Shkodra sepse preket edhe Lezha nga përmbytjet e Drinit. E gjithë infrastruktura që ndodhet përgjatë këtyre lumenjve është e rrezikuar, ashtu siç janë edhe bizneset edhe shtëpitë. Pra çdo gjë që ndodhet përbri lumenjve.”

Korridori 4 (Tiranë-Durrës) dhe Korridori 5 Durrës-Vlora, janë rrugët më kritike në vend dhe më të prekshme ndaj ngjarjeve të përmbytjeve, ndërkohë që shqetësim mbetet edhe rrëshqitja e dherave.

Lexo edhe :  Denigronte me statuse dhe fjalë fyese ish-gruan në Facebook/Shpallet në kërkim 37-vjeçari

“Zonat të cilat janë përballur më shumë me rëshqitje janë zonat kryesisht në pjesët malore dhe kodrinore, pasi për shkak të intensitetit të shtuar në një hark kohor të shkurtër shkaktojnë këto rëshqitjet.”

Ndryshimet e klimës sipas ekspertëve veç dëmeve në infrastukturë shkaktojnë problematika të mëdha dhe në bujqësi. Ndaj rekomandohet që investimet të bëhen duke patur parasysh rritjen e qëndrueshmërisë ndaj klimës dhe fatkeqësitë natyrore./O.S

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV