Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale.

Themeluesi i SpaceX ka qenë në turne nëpër botë muajt e fundit për t’u takuar me liderë global, mirëpo deklaratat, mesazhet dhe veprimet e kryera në mediet sociale dëshmojnë se ai është tërësisht i papërgatitur për lidershipin botëror. Megjithëse ka grumbulluar kontroll gjithnjë e më shumë përmes levave të pushtetit si platforma X, Starlink dhe platformave të tjera teknologjike, retorika dhe sjellja e Musk po e pengon atë të jetë një lider botëror.

Disa ditë pasi përqafoi publikisht një teori konspirative antisemitike të favorizuar nga supremacistët e bardhë, Musk u detyrua të vetëkorrigjohet pas vizitës në Izrael dhe takimit të kryer me kryeministrin Benjamin Netanyahu; ndërsa deklaroi mbështetjen për shkatërrimin e Hamasit nga Izraeli.

Nuk është hera e parë që Musk-ut i është dashur të rregullojë retorikën pas përballjes me antisemitizmin në X. Më herët në shtator, ndërsa ishte në konflikt me Lidhjen Anti-Shpifje për sulmet e kryera kundër filantropit George Soros dhe urrejtjes në rritje kundër hebrejve në X, Musk theksoi përballë Netanyahut se ishte kundër antisemitizmit.

Qasja e Musk ndaj tematikave të urrejtjes hebreje kanë qenë në fokus të interest publik dhe ai është përpjekur vazhdimisht të mbyllë akuzat për antisemitizëm. Por mesazhet që shpesh Musk përcjellë, e mbajnë gjallë kritikën. Paaftësia e Musk për të hedhur poshtë ato komente pasqyron një luftë më të thellë dhe akoma më domethënëse midis dy gjysmave të Musk: Anës së tij që dëshpërimisht përpiqet të kuptohet si një lider botëror serioz dhe me ndikim; dhe ana tjetër ku ai qëndron i zhytur në një dhomë që i bënë jehonë ekstremizmit në internet.

Të hënën, Musk i përmblodhi propozimet e tij për Netanyahun në këtë formë: “Ata që synojnë të vrasin duhet të neutralizohen; hapi tjetër pas kësaj është ndalja e propagandës që po i trajnon njerëzit të jenë vrasës në të ardhmen; dhe në fund kthimi i Gazës në një vend të begatë. Nëse kjo ndodh, mendoj se do të jetë një e ardhme e mirë…. Dhe do të doja të ndihmoja.”

Por ai nuk ka pranuar ende se çfarë e bëri që të ndryshonte pozicion nga miratimi që i dha pretendimit antisemitik se hebrenjtë duan të zëvendësojnë të bardhët në vendet perëndimore me pakica jo të bardha –  një deklaratë që është dënuar gjerësisht nga Shtëpia e Bardhë dhe liderë të tjerë në mbarë globin.

Sa më shumë që Musk i jepë hapësirë dezinformimit dhe teorive të konspiracionit, aq më pak i pajisur dhe serioz bëhet ai për t’u marrë me çështje globale. Po ashtu, aq më i prekshëm është ai ndaj manipulimeve nga autoritarët dhe aktorët e paskrupullt që do të kërkonin të përdornin ndikimin e tij për qëllimet e tyre.

“Duke mirëpritur dhe gjetur ngushëllim në praninë e personave me pikëpamje ekstreme, Musk rrezikon të bjerë në një kurth të ngjashëm që ka zënë në grackë individë dhe familje të panumërta më parë, duke i shfrytëzuar ata për dezinformim”- thotë Matthewë Facciani, një studiues i dezinformimit dhe edukimit mediatik në Universiteti i Notre Dame.

“Ne mund të vëzhgojmë aktivitetin e Elon Musk në Twitter/X që ai konsumon rregullisht përmbajtje të krahut të djathtë dhe kjo u rrit gjatë COVID-19”- tha Facciani, duke shtuar se: “Kështu Musk e qendërzon veten brenda një flluske informacioni që shtrembëron perceptimin e tij për një grup politik nuk është i ndryshëm nga shumë njerëz të tjerë që shpenzojnë shumë kohë brenda flluskave të tyre të mediave sociale.”

“Dallimi i madh,” tha Facciani, “është se ai ka miliarda dollarë dhe ndikim të jashtëzakonshëm në botë.”

Kuazi-diplomaci

Lexo edhe :  Babai mbante ‘të burgosura’ vajzat në shtëpi dhe abuzonte seksualisht

Për vite me radhë, Musk e ka imagjinuar veten si një lëvizës dhe tundues në skenën botërore.

Deklaratat forta që Musk ka bërë më herët për ta bërë njerëzimin një specie ndërplanetare ishin disa nga treguesit e parë të rëndësisë së tij për të perceptuar veten. Mirëpo, kohët e fundit, ambiciet e Musk janë afruar pak si tepër me Tokën dhe janë bërë shumë më konkrete. Ai jo vetëm që është bërë një shitës i madh për kontratat qeveritare, por ka qenë gjithashtu më i gatshëm të ndërhyjë në luftërat kulturore, apo edhe në luftërat aktuale, si në rastin e pushtimit rus të Ukrainës.

Nga zbulimi i një “plani paqeje” që u vu në lojë gjerësisht nga të dy palët, deri te sugjerimi i një zgjidhjeje për të ardhmen e Ukrainës përmes një përleshjeje me grusht me presidentin rus Vladimir Putin, dhe bllokimi efektiv i shërbimit Starlink në Krime; Musk ka kërkuar vazhdimisht një pozicion kyç në rendin gjeopolitik, megjithëse duket qartë se nuk e kupton plotësisht konfliktin.

Diku tjetër, Musk ka shpalosur rolin e tij udhëheqës në debatin e politikave globale mbi inteligjencën artificiale, duke u shfaqur evente tepër të rëndësishme teknologjike si ai i Senatit Amerikan në shtator dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në nëntor.

Në shtator, Musk u takua gjithashtu me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, regjimin e të cilit ai “akomodoi” në maj duke bllokuar qindra llogari X një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 2023-shit. Musk është përpjekur të luajë rolin e udhëheqësit edhe në politikën amerikane, duke nisur fushatën presidenciale të guvernatorit republikan të Floridës Ron DeSantis në X dhe promovuar ofertën e Shtëpisë së Bardhë për skeptikët e vaksinave.

Të hënën, pas vizitës në një nga zonat e goditura nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit, Musk bëri një diagnozë të matur të konfliktit të Izraelit.

“Në përgjithësi mund të pajtohemi se të gjithë duam një të ardhme të mirë për palestinezët”- i tha Musk Netanyahut, duke shtuar se: “Sfida e vërtetë është se si mund të shpëtoni nga ata që janë të prirur për të vrarë hebrenjtë, duke minimizuar viktimat civile, dhe përfundimisht ndaluar llojin e propagandës që po i bind njerëzit të përfshihen në vrasje?”

Dëshira e fundit e Musk për t’u futur në ngjarjet më të mëdha gjeopolitike të ditës flet për rolin ndikues që ai luan në të ardhmen e shoqërisë: ai po shtron rrugën drejt së ardhmes me raketat e tij, rrjetin satelitor, udhëheqjen në makinat elektrike dhe kontrollin e një prej rrjeteve sociale më të rëndësishme në botë. Qasja e tij në burime, afërsia e tij me njerëzit që zotërojnë pushtetin aktual dhe nevoja e dukshme kronike për vëmendje dhe pranim, të gjitha janë kombinuar për ta çuar atë në qendrën e skenës botërore – pavarësisht kualifikimeve të tij./kb

Të fundit

Takimi përmbyllës i fushatës elektorale të PS/ Parku Olimpik mbushet me socialistë(VIDEO)

Siç shihet nga pamjet, parku është mbushur nga mbështetës të kësaj force politike, e cila kërkon mandatin e katërt...

Denoncimi i Këlliçit/ Ambulancat do shpërndajnë para natën, kam informacione të sigurta!

Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë sot një deklaratë të fortë për mediat, duke denoncuar një skenar të dyshimtë që, sipas tij,...

Udhëtime pa bagazh: Tendenca e re që ju kursen para dhe kohë në aeroporte

Udhëtimi me avion shpesh shoqërohet me një mori sfidash: radhë të gjata, tarifa të larta për bagazhet dhe përpjekjet e përhershme për të paketuar...

Rama para mitingut përmbyllës të fushatës/ Jam kurioz për votën e diasporës (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama po bëhet gati që të finalizojë këtë fushatë elektorale në ditën e fundit, ku pas pak do të mbajë edhe mitingun përmbyllës dhe...

Mitingu i opozitës tek Bulevardi i Ri, mbushet me karrige e gjithë rruga! (VIDEO)

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është gati të nisë takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, në Bulevardin e Ri. Siç shihet edhe nga...

Lajme të tjera

Web TV