Punëdhënësit sot përballen me sfidën e edukimit të liderëve të rrinj, menaxhimit të ndryshimit dhe nxitjes së një kulture që përputhet me vizionin dhe vlerat e tyre. Këto praktika janë bërë të rëndësishme për organizatat që përpiqen të lulëzojnë dhe përshtaten.
19 anëtarë të Këshillit të Burimeve Njerëzore të Forbes ndajnë disa nga praktikat më të mira që punëdhënësit mund të zbatojnë për të trajtuar këto fusha kritike.
Nga shfrytëzimi i fuqisë së “ndihmës përtë mësuar,kualifikuar e mentorimi, deri te administrimi me finesë i ndryshimit dhe nxitja e një ndryshimi kulturor që rezonon, këta ekspertë eksplorojnë strategji vepruese që mund të hapin rrugën për suksesin organizativ.
- Krijimi i një kuptimi të përbashkët sa më të qartë të vlerave të korporatës
Një lidership i mirë mbështetet nga një stil komunikimi objektiv dhe konstruktiv i bazuar në fakte reale e konkrete. Pasja e një kuptimi të përbashkët sa më të qartë të vlerave të korporatës, për shembull rreth diskutimit ndërpersonal, nënvizimi i nevojës për të arritur tek faktet përpara gjykimit, për të vlerësuar llogaridhënien mbi “drejtësinë” dhe për të qëndruar konstruktiv – mund të ndihmojë me të tre kërkesat e mësipërme.
- Angazhoni drejtuesit për të ndarë histori personale
Në çdo nismë transformimi apo programi zhvillimor, fuqia punëtore vëzhgon nga afër veprimet e lidershipit. Përfshirja e tyre aktive është jetike për maksimizimin e pjesëmarrjes dhe kthimin e investimit. Nëse ka një praktikë që ka një ndikim të thellë, ajo është angazhimi i udhëheqësve me reputacion e shikueshmëri të lartë për të ndarë histori personale që nënvizojnë rëndësinë e nismës sipërrmarëse. Kjo përkrah adoptimin dhe nxit ndryshimin e sjelljes.
- Kultivoni një kulturë transparente
Sa më shumë që një organizatë të jetë e qartë për qëllimet dhe vlerat e saj, aq më shumë do të zhvillojë dhe inkurajojë punonjësit e saj. Transparenca është një shumëzues i forcës për ekipet me performancë të lartë, sepse u mundëson të gjithëve të jenë në të njëjtën gjatësi vale.
- Përqafoni një strategji gjithëpërfshirëse të mobilitetit të brendshëm
Përqafimi i një strategjie gjithëpërfshirëse të mobilitetit të brendshëm i lejon punëdhënësit të nxisin zhvillimin e lidershipit, të thjeshtojnë menaxhimin e ndryshimeve dhe të nxisin ndryshime kulturore. Kompania jonë bëri një sondazh dhe zbuloi se vetëm 14% e punonjësve aspirojnë të jenë “drejtues njerëzish”. Duke promovuar lëvizshmërinë holistike, punëdhënësit shfrytëzojnë talentet e dallueshme të fuqisë punëtore të tyre, rrisin ekspozimin ndaj një sërë rolesh dhe rrisin kënaqësinë në punë.
- Trego Empati
Kultivimi i ndjeshmërisë për të tjerët është një mënyrë shumë efektive për të krijuar një vend pune më të dhembshur dhe më mirëkuptues, që përfundimisht çon në udhëheqje më të mirë, menaxhim më të butë të ndryshimeve dhe transformim të suksesshëm kulturor. Ndërtimi i inteligjencës emocionale i ndihmon të gjithë të kuptojnë dhe të lidhen me anëtarët e ekipit të tyre, të kuptojnë perspektiva të ndryshme dhe të krijojnë besim.
- Aktivizoni punonjësit tuaj
Zhvendosni mendimin tuaj nga “menaxhimi” i punonjësve në aftësimin e tyre. Bëjuni atyre këto dy pyetje dhe vlerësoni se ku synojnë të shkojnë në karrierën e tyre. E para është, “Çfarë ju nevojitet për të rritur karrierën tuaj për t’u zhvilluar si profesionist?” Dhe e dyta, “Me ndihmën e menaxherit tuaj, çfarë mund të bëhet për të ulur barrierat e brendshme dhe të jashtme që ju pengojnë të arrini qëllimet tuaja, si personalisht ashtu edhe profesionalisht?”
- Jepni shembullin personal
Drejtuesit e lartë duhet të udhëheqin me shembull, duke mishëruar vlerat dhe sjelljet e dëshiruara organizative. Angazhimi i tyre ndaj mësimit të vazhdueshëm, përshtatshmërisë dhe një ndryshimi pozitiv kulturor shërben si një model i fuqishëm për punonjësit, duke i frymëzuar ata të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo krijon një bazë solide për zhvillimin e lidershipit, menaxhimin e ndryshimeve dhe nismat e transformimit kulturor.
- Qëndroni të përkushtuar ndaj qëllimeve tuaja
Praktika më e mirë për zhvillimin e lidershipit, trajnimin dhe transformimin e kulturës është të qëndroni të përkushtuar për t’i dhënë përparësi, edhe kur kompania po përjeton sfida. Shpesh, ky lloj zhvillimi dhe investimet e lidhura me të janë të parët që harxhohen kur duhet të konsiderohen si investimi më kritik për të ndihmuar një organizatë të durojë një rënie në biznes dhe për të ndihmuar në adaptimin e ndryshimeve.
- Nxitni komunikimin e hapur
Inkurajoni dialogë të rregullt dhe të ndershëm midis drejtuesve, punonjësve dhe ekipeve. Kjo promovon transparencën, i lidh të gjithë me qëllimet organizative dhe fuqizon anëtarët e ekipit për të kontribuar në ndryshime pozitive. Komunikimi efektiv është një shtyllë e një kulture pozitive llogaridhënieje, e cila prodhon rezultate.
- Gjurmo nxitësit kryesorë të mirëqenies dhe performancës
Sigurisht, kurset e lidershipit janë të shkëlqyera dhe punësimi i trajnerëve për të mentoruar dhe zhvilluar menaxherët tuaj mund të jetë shumë domethënës. Megjithatë, për të fuqizuar liderët tuaj, për të nxitur ndryshimin dhe për të qëndruar të vetëdijshëm për transformimin tuaj kulturor, duhet të monitoroni cdo muaj faktorët celës të mirëqenies dhe performancës. Ky nuk është vetëm një sjellje e shkëlqyer për ekipin e njerëzve që drejtoni, por nëse përdorni teknologjinë e duhur, menaxherët tuaj marrin fuqi të jashtëzakonshme.
- Ofroni mundësi mësimi
Nëse doni të transformoni organizatën tuaj, ju duhet të transformoni individët. Si punëdhënës, krijimi i një organizate që mëson është thelbësor për zhvillimin e aftësive dhe suksesin e biznesit. Pika e parë është ofrimi i mundësive të të mësuarit (p.sh., podcast, video, kurse) në rrjedhën e punës; ju mund të kombinoni burime formale dhe joformale për t’u siguruar që çdo profil “nxënësi” të vendosë gishtin në të mësuarit gjatë gjithë jetës.
- Krijoni një mjedis pune të sigurtë psikologjikisht
Krijoni një mjedis me siguri psikologjike, ku anëtarët e ekipit ndihen të sigurtë duke folur hapur pa ndrojtje apo frikë, edhe kur bëjnë gabime apo ndërrmarin inisiativa me risk. Kjo çon në një kulturë më të fortë besimi, inkurajon perspektiva të ndryshme, minimizon dështimet dhe inkurajon rritjen. Mënyra më efektive për drejtuesit për të krijuar një mjedis të sigurt “skuadre” është të udhëheqin me shembull – duke shfaqur vulnerabilitet dhe duke i besuar vetes.
Ofroni reagime 360 gradë
Merrni një qasje holistike duke mbledhur njohuri nga bashkëmoshatarët, vartësit dhe eprorët. Akademikisht, ai rrit vetëdijen, duke lehtësuar menaxhimin efektiv të ndryshimit dhe nxit transformimin e kulturës duke përcaktuar zonat për rritje dhe përafrim.
- Ndiqni një plan të fortë komunikimi
Çdo trajnim për zhvillimin e lidershipit, menaxhim ndryshimi ose plan transformimi kulturor ka nevojë për një plan të fortë komunikimi. Përndryshe, palët e interesuara mund të mos investohen, gjë që mund të çojë në sfida serioze me zbatimin në praktikë të tyre. Mos harroni, reagimet nga punonjësit dhe menaxherët e vijës së parë janë thelbësore që lidershipi të nisë me sukses dhe të përsosë detajet e një nisme të re madhore.
- Struktura e Zhvillimit të Lidershipit Strategjik
Është e domosdoshme të kuptohet se liderë të ndryshëm kanë nevojë për trainime dhe zhvillim të ndryshëm. Nevojat për trajnim të një menaxheri për herë të parë janë të dallueshme nga nevojat e drejtuesve më me përvojë. Nuk ka një qasje të vetme për të gjithë. Organizatat duhet të jenë strategjike në strukturimin e mundësive të zhvillimit të lidershipit për liderët në çdo nivel duke ruajtur harmonizimin me vlerat organizative.
- Ndërtoni një “Laborator lidershipi”
Zbatoni një “laborator lidershipi” ku drejtuesit janë të trajnuar për trajtimin e sfidave organizative në kohë reale, duke nxitur një kulturë të të mësuarit të vazhdueshëm dhe nxitjen e ndryshimit. Këta laboratorë duhet të mishërojnë dhe përforcojnë vlerat e kompanisë, duke promovuar udhëheqjen individuale dhe zhvillimin organizativ përmes mësimit bazuar te eksperimentet dhe përvoja dhe aplikimit praktik. Për udhëheqësit e rinj, siguroni patjetër një mentor të dedikuar në organizatë.
- Mbështetni menaxherët e mesëm me aftësitë dhe mjetet për të udhëhequr
Fuqizoni menaxherët e mesëm me aftësitë dhe mjetet e duhura për të zbatuar në mënyrë efektive iniciativat e ndryshimit dhe për të vepruar si ndikues kryesorë në formësimin e kulturës organizative. Roli i tyre është thelbësor për të siguruar që vizioni i organizatës të ekzekutohet në mënyrë efektive në terren dhe që punonjësit të kuptojnë arsyen që qëndron pas tij dhe të frymëzohen të rriten dhe të kenë ndikim.
- Përdorni një program të mentorimit dhe mësimit të vazhdueshëm
Caktoni mentorë për të udhëhequr liderët në zhvillim, për të përfshirë modulet e menaxhimit të ndryshimit dhe për të ndërthurur kulturën organizative në aktivitetet e të mësuarit. Festoni dhe shpërblejeni respektimin e sjelljeve të dëshiruara kulturore, duke siguruar që liderët të jenë të aftë në menaxhimin e ndryshimit dhe mishërimin e vlerave të kompanisë
- Jepini kompetenca e pushtet vartësve
Krijojini mundësi e hapësirë punonjësve tuaj që të avokojnë për veten e tyre dhe për ata që ata mbështesin dhe përfaqësojnë. Kjo hap derën për komunikime autentike që lejojnë lidershipin të kuptojë më mirë nevojat dhe dëshirat e stafit; kënaqja e disa prej tyre do të rrisë angazhimin dhe do të zvogëlojë rezistencën ndaj ndryshimit. Kur dëgjohen të gjithë zërat, ekipet mund të ecin përpara më pozitivisht.
Forbes Councils Member