Turizmi i qëndrueshëm, sa e gatshme është Shqipëria ta ofrojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe gjatë Shtatorit vendi ynë njohu fluks të madh turistësh, duke e zgjatur sezonin tipik të verës, në 4 muaj.

300 mijë turistë erdhën në Shqipëri, një rritje me 70% krahasuar me një vit më parë. Por a është gati Shqipëria të ofrojë turizëm të qëndrueshëm?

Besnik Vathi, kreu i shoqatës së Tur Operatorëve të Shqipërisë tha: Problemi më i madh që po hasim janë investimet që po bëhen në vijën bregdetare.

Për mendimin tim vija bregdetare është pasuri kombëtare e cila duhet të shfrytëzohet për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, i cili t’i rezistojë viteve.

Është shumë shqetësues fakti që tek ne, në bregdet, po ndërtohet për të shitur dhe nuk po ndërtohet për t’u dhënë, për t’u organizuar si hotele për të pritur turistët.”

“Greqi bashkë me ishujt, ka një vijë bregdetare 100 herë më të gjatë sesa ne, dhe ka ligje për mbrojtjen e kësaj vije bregdetare.

Askush nuk mund të ndërtojë ndërtesa banimi, por janë dhënë për ndërtime strukturash hoteliere, për pritjen e turistëve.

Turizëm i qëndrueshëm edhe nga vetë termi do të thotë t’i qëndrojë, t’i rezistojë viteve, të jetë turizëm përsëritës që të sjell të ardhura në mënyrë të vazhdueshme, dhe të mos dëmtohet nga modeli “Golemizim”.

Në atë zonë, pasi ndërtohej kujtoheshin që nuk kishin rrugë, madje edhe rërë ku të bëhej plazh”, shtoi Vathi./   S.M

Të fundit

Braçe reagon kundër Belind Këlliçit: Bëhu burrë! Morët zvarrë një grua

Erion Braçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas sherrit me drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Deputeti...

Spiropali del kundër KQZ: Duam që rezultati i Vorës të dalë tani!

Drejtuesja politike e PS në Tiranë, Elisa Spiropali, ka kërkuar këtë mbrëmje që KQZ të publikojë menjëherë rezultatin e votimit elektronik në Vorë dhe...

Numërohen 3 kutitë e para, këto janë rezultatet për PS-PD

Janë numëruar 3 kutitë e para nga zgjedhjet e 11 majit në bashkinë e vogël të Pustecit, pjesë e Qarkut Korçë. Nga këto kuti udhëheq...

“Fitoi demokracia dhe qytetaria!” Ulsi Manja komenton procesin e votimit

Fitoi demokracia dhe qytetaria! Kështu është shprehur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pas përfundimit zyrtar të votimit. Në një postim në Facebook, Manja falënderon...

Numërohet kutia e parë e votimit në Shqipëri, ja rezultati!

Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e vogël të Pustecit. A2 CNN mëson se në kutinë e parë Partia Socialiste ka marrë...

Lajme të tjera

Web TV