Çështja ‘Beleri’, zbardhet letra e plotë e Greqisë drejtuar BE-së për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas paralajmërimit të Greqisë sa i takon qëndrimit të saj në lidhje me kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE, zbardhet shkresa dërguar Këshillit të Përfaqësuesve të përhershëm të BE. Letra në fjalë, e cila i është përcjellë edhe Tiranës zyrtare, thekson se rasti i Belerit përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor.

Në shkresë Athina zyrtare thekson se arrestimi i Belerit ngre shqetësime serioze dhe se lidershipi politik ka ndërmarrë sulme verbale para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

LETRA
Greqia vazhdon të ketë rezervat e saj të forta në lidhje me rezultatin e procesit të shqyrtimit të Shqipërisë në grupin 1 (Bazat), për shkak të rastit të z. Fredi Beleris, i cili përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor dhe të të drejtave politike të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht. të pjesëtarëve të pakicës etnike greke. Z. Fredi Beleris, anëtar i pakicës etnike greke të Shqipërisë dhe kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, u arrestua nga autoritetet shqiptare dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, me akuzën e mashtrimit zgjedhor. Gjatë periudhës parazgjedhore, zoti Beleris dhe kandidatura e tij janë veçuar vazhdimisht nga lidershipi politik shqiptar në një sërë sulmesh të drejtpërdrejta verbale. Megjithatë, ai ishte një nga shtatë kandidatët e opozitës, të cilët arritën të fitonin një nga 61 bashkitë e vendit. Arrestimi i tij ngre shqetësime serioze duke përfshirë praktikën diskriminuese kundrejt një anëtari të një pakice etnike të mbrojtur nga ligji ndërkombëtar. Z. Beleris vazhdon të qëndrojë në burg edhe sot e kësaj dite, gati për shtatë muaj dhe kështu i është mohuar e drejta politike si kryetar i zgjedhur për të marrë detyrën. Duhet theksuar se, sipas ligjit shqiptar, marrja e detyres nuk duhet te jete paragjykues ndaj procesit apo rezultatit te gjykimeve në pritje, duke qenë se ai përbën thjesht një akt të thjeshtë administrativ, i cili nuk cenon pavarësinë e gjyqësorit. Kësisoj, ndalimi i betimit të kryetarit të zgjedhur z. Beleris përbën një vendim politik të ndërgjegjshëm të Qeverisë Shqiptare që reflekton mosrespektimin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
Situata bie ndesh me vlerat tona të përbashkëta evropiane, kriteret e anëtarësimit dhe acquis të BE-së, të cilat janë të panegociueshme. Greqia pret që Shqipëria të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për marrjen e detyrës së z. Beleris si dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e Raportit të Vlerësimit të Standardeve./e.t

Të fundit

Rama: Brenda 2030 QSUNT do bëhet qendër ekselence e shërbimeve mjekësore në rajon

Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë këtë të dielë, kryesocialisti Edi Rama u zotua se brenda 2030 Qendra...

Presioni i Trump, Abbas largohet nga Autoriteti Palestinez

Autoriteti Palestinez ka hyrë në një fazë të re ndryshimesh. Takimet e delegacioneve të Hamasit dhe Izraelit në Kajro dhe presioni i Donald Trump...

Drogë me postë nga SHBA, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u kap në flagrancë në një degë postare duke marrë një pako...

Tiranë/ Dhunimi i djalit të ish-deputetit të PD, policia nis hetimet për dy persona

Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së premtes, 25 prill, në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër. Disa...

Sherr në parkimin e një lokali, qëllohet me armë drejt një makine! Autori në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në parkimin e një lokali në Thumanë. Pas një konflikti të çastit një person ka...

Lajme të tjera

Web TV