Dëshmia e ish-ushtarakut për “Gërdecin”: Për një kovë uji ndodhi ajo që ndodhi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sadik Sula, një ish-ushtarak i dalë në pension në kohën e ngjarjes së Gërdecit, dëshmoi në Gjykatë në procesin ndaj Mediut.

“Mora vesh përmes 3 miqve të mi, kontaktova me Petrit Bekoharin. Pas një jave më kthehet përgjigje dhe vazhdova punë. Detyra ime ishte të hiqja degaret nga predhat, kisha punë të veçuar. Ditën e ngjarjes ishim rreth 60 punonjës në fabrikë. Dëgjoj një punëtor duke bërtitur “baruti u ndez”. Dola pashë një djalë të ri pranë karrocës që na kishin thënë se sapo ishte salduar, me sa duket pasi hodhi dy tre thasë, ajo filloi ndezjen. Pastaj u dëgjua një shpërthim. Pranë ishin rreth 50m 4 kontenier me barut. Edhe në shesh kishte sasi të madhe baruti të hedhur. Dy javë punova aty, pasi pash situatën kisha vendosur që 1 muaj të punoja aty. Nuk ikja dot direkt pasi e kisha kërkuar vetë punën. Fëmijët i kisha në shkollë, vetë e gruan pa punë, 150 mijë lekë të vjetra merrja pension. Kur pash zjarrin, tek karroca e salduar, ishte një djalë që ndoshta ka qenë bërë gati për ta shtyrë, ai vdiq, u shtrimë në tokë. Jemi djegur nga pas duke qenë se flakët vinin pas nesh. Pashë me sy flakët dy metër mbi karrocë. Për një kovë uji ndodhi ajo që ndodhi po të ishte kapur menjëherë. Flaka sipas meje nisi për një gabim njerëzor, ai ishte aktivitet privat, nuk kam parë zyrtar shtetërorë. Unë isha i punësuar në privat në atë fabrikë”.

Në proces do vijojnë të japin dëshmi disa dëshmitarë të tjerë të thirrur nga SPAK.

Të fundit

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që...

Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në Euronews Albania lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla...

Luiz Ejlli reagon pas finales së Eurovision: Pikët shpërndahen sipas pasaportës

Luiz Ejlli ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me ndarjen e pikëve në finalen e Eurovision 2025. Sipas tij, rezultati i këtij...

Vlorë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, policia shpëton dy turistët kanadezë

Dy turistë kanadezë të cilët kishin humbur rrugën gjatë një shëtitje në 'Gjirin e Gramës', Karaburun janë ndihmuar nga policia e kufitare e Dhërmiut. Njoftimi i policisë: Mbrëmjen...

“Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për humbjen e thellë të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV