INSTAT: Numri i lindjeve në tremujorin e tretë të 2023 tkurret me 7.4%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave rezulton se në tremujorin e tretë të 2023-shit ka rënë numri i lindjeve me 7.4 %, krahasuar me të një periudhë të një viti më parë. Më pak lindj

Numri i lindjeve vijon të tkurret ndjeshëm në vendin tonë, ku sipas të dhënave  zyrtare të INSTAT për tremujorin e tretë 2023 janë regjistruar 6.070 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Rënien më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 e ka qarku i Kukësit me 30,8 % më pak. Ndërkohë qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.233 lindje.

Sa i takon vdekshmërisë në vend në tremujorin e tretë 2023, njëmbëdhjetë qarqe të vendit Gjirokastra, Kukësi, Berati, Dibra, Vlora  Lezha ,Korça, Shkodra, Elbasani, Fieri e  Durrësi shënuan ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa qarku i Tiranës shënoi rritje me 1.320 vdekje, në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 120 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Gjirokastrës me rënie prej 22,0 %.O.S

Të fundit

Piromanët

Nga ARTUR  AJAZI Ata nuk i njohin zgjedhjet. Nuk i kanë njohur edhe para 20 vitesh, edhe para 12 vitesh,...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha! Janë makineria e sotme financiare!

NGA BEN BLUSHI Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomorr, Policia shpall planin njëjavor të masave

Festa e besimtarëve bektashinj, pelegrinazhi i përvitshëm i muajit gusht, që do të mbahet në Malin e Tomorrit, e njohur ndryshe edhe si “Festa...

VIDEO/ Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

Në rrethin e Kukësit natyra ofron një sërë monumentesh të cilat të impresionojnë jo vetëm më madhështinë e tyre dhe vlerat shkencore, por dhe...

Skandal në Itali! Shpërndahen videot intime të prezantuesit të njohur me partneren e tij

Pamje intime të prezantuesit televiziv italian Stefano De Martino dhe të dashurës së tij, Caroline Tronelli, janë publikuar në internet pasi u kapën në...

Lajme të tjera

Web TV