Një emigrant shqiptar hedh në gjyq qeverinë britanike, zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri me origjinë shqiptare rreth të 20-ave ka hapur një çështje gjyqësore kundër qeverisë britanike.

Sipas mediave britanike, ai thotë se atij iu mohua e drejta për të qëndruar në Britani për më shumë se një vit si rezultat i “politikës së fshehtë dhe të paligjshme”.

I riu shqiptar pretendon se mohimi i së drejtës për të qëndruar në Britaninë e Madhe, shkeli të drejtat e tij njerëzore dhe ai kërkon dëmshpërblim.

Një avokat që drejton ekipin ligjor të Home Office i tha gjyqtarit se çështja ishte “vonesa” dhe jo politika “sekrete”.

“Ky rast ka të bëjë me vonesë. Nuk bëhet fjalë për politika sekrete apo të pa publikuara”, tha ai.

Avokatët që përfaqësojnë azilkërkuesin shqiptar, i cili po mbështetet nga organizta “Asylum Aid”, i kanë thënë gjyqtarit se ka një “keqpërdorim serioz të pushtetit” në Britani.

“Ky pretendim ekspozon një keqpërdorim serioz të pushtetit”, i thanë avokatët Chris Buttler KC dhe Zoe McCallum gjykatësit.

Ata thanë se ekzistonte një politikë që u jepte viktimave të skllavërisë moderne leje për të qëndruar në Britani, në përputhje me një Konventë Evropiane Kundër Trafikimit.

Dy avokatët thanë se në tetor të vitit 2021, vendimi i një gjyqtari të Gjykatës së Lartë kërkonte që Zyra e Brendshme t’u jepte viktimave të skllavërisë moderne leje për të qëndruar aty ku kishin një kërkesë në pritje për azil.

Ata pretendojnë se ka pasur një “politikë të brendshme sekrete” që u thoshte zyrtarëve të mos jepnin të drejtën e lejes, gjatë kohës kur Priti Patel dhe Suella Braverman ishin në detyrë.

Nga ana tjetër, avokatët e qeverisë kundërshtojnë pretendimet.

Qindra viktima trafikimi që përpiqen të fillojnë jetë të reja në Britani kanë vuajtur si rezultat i një “politike të brendshme sekrete” të drejtuar nga dy sekretare të Brendshme, ka pretenduar organizata gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Lartë.

Lexo edhe :  Edona Bilali kërkon votën në qarkun e Shkodrës: Hiqni dorë nga tifozllëku

Jashtë gjykatës, një zëdhënëse e “Asylum Aid” tha se provat ishin mbledhur nga dokumentet e zbuluara gjatë procesit gjyqësor.

Cathryn McGahey KC, e cila drejton ekipin ligjor të Home Office, tha: Ky rast ka të bëjë me vonesë. Nuk bëhet fjalë për politika sekrete apo të papublikuara.

McGahey shtoi se shqiptari nuk kishte pësuar “ndonjë dëm të rëndësishëm si pasojë e pauzës në vendimmarrje”.

Ajo tha se ai kishte vazhduar të merrte “mbështetje shtetërore në formën e strehimit, arsimit, kujdesit mjekësor dhe përfitimeve shtetërore”, ndërsa i kërkoi gjykatësit që kërkesa e tij të hidhej poshtë.

“Asylum Aid” tha se nga fillimi i vitit 2022 deri në prill të 2023-shit, Home Office operoi një “politikë sekrete” për të penguar të drejtën për të qëndruar të paktën 1,600 viktimave të trafikimit dhe skllavërisë moderne./   S.M

Të fundit

Mitingu i opozitës tek Bulevardi i Ri, mbushet me karrige e gjithë rruga! (VIDEO)

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është gati të nisë takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, në Bulevardin...

Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

Një incident i pazakontë ndodhi në Aeroportin Gatwick të Britanisë, ku një avion i kompanisë British Airways u detyrua të anulonte nisjen pasi piloti...

Meta kërkon votën me audio-mesazh nga qelia/ Mos e lini vendin në dorën e krimit!

Në një mesazh në rrjetin social facebook, presidenti i PL Ilir Metaj, i bën apel mbështetësve dhe simpatizantëve të kësaj force politike të votojnë...

Qeveria fshin gjobat vendore të 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor

Qeveria vendos të fshijë automatikisht të gjitha gjobat dhe masat administrative të vendosura për ndërtimet pa leje dhe shkeljet gjatë pandemisë, të kryera në zonat rurale. Partia...

Ky sport i ri do t’ju ndihmojë të jeni në super formë në kohë rekord!

Nëse jeni duke kërkuar për një aktivitet që ndërthur fitnesin, adrenalinën dhe entuziazmin në grup, përgjigjeja është Hyrox. Gjithnjë e më popullarizuar, Hyrox është...

Lajme të tjera

Web TV