Bonus i festave për pensionistët/ Ja kur nis shpërndarja për të moshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin prej 1 Dhjetorit e në vijim në të njëjtën datë me penisonin e tyre do të tërheqin edhe shpërblimin prej 5 mijë Lekësh që është akorduar tashmë për festat e fundvitit.

Shpërndarja do të bëhet në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare ku tërheqin pensionet ndërsa për ata që e marrin në bankë kalimi bëhet automatikisht.

Përfitues të bonusit prej 5 mijë Lekesh do të jenë edhe individët që përfitojnë pension invaliditeti, si dhe personat që trajtohen me pension familjar dhe pension social.

Ky është bonusi i dytë që përfitojnë pensionistët me të njëjtën vlerë brenda këtij viti pas atij që u dha në Prill si një masë për të lehtësuar këtë kategori të popullatës për shkak të shtrenjtimit të çmimeve.

Gjithashtu prej 1 Tetorit mbi 700 mijë individë të të gjitha kategorive të pensioneve kanë përfituar indeksimin në masën 8.6% të pensionit që marrin.

Qeveria ka vendosur që edhe në Buxhetin e 2024, për indeksimin e pensioneve ka parashikuar 4.1 miliardë lekë, ndërsa 3.6 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.O.S

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV