Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, ka shënuar një super gol në përballjen mes Aston Villës dhe Legia Varshavës që u zhvillua në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Konferencës.
Ekipi polak pësoi që në minutën e katërt të takimit, me Moussa Diaby i cili shfyrtëzoi një asistim të Youri Tielemans për të shënuar për rezultatin 1-0.
Sidoqoftë, goli i Muçit në minutën e 20-të solli baraspeshën në këtë takim.
Ernest Muçi ⚽️ pic.twitter.com/avQMGW82hp
— Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) November 30, 2023
Sfida u vulos në minutën e 59-të, ku Alberto Moreno shënoi për vendasit për 2-1.
Deri në fund nuk pati më surpriza, me Aston Villan që blindon vendin e parë në grupin E.