Zbulohet sistemi i përbërë nga gjashtë planetet që “vallëzojnë” rreth yllit të tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi është zbuluar një sistem i përbërë nga gjashtë planetë, orbitat e të cilit janë aq të rregullta dhe në harmoni sa të sugjerojnë një vallëzim të ngjashëm me valsin.

Të përshkruar në revistën “Nature”, planetët janë 100 vite dritë larg nga Toka, në yjësinë Coma Berenices. Ylli i tyre, HD 110067, është më i ndrituri deri më tani dhe ka një sistem prej më shumë se katër ekzoplanetësh. “Zbulimi është një minierë ari të dhënash mbi formimin e sistemeve planetare”,-tha koordinatori i studimit Rafael Luque nga Universiteti i Çikagos.

Rikujtojmë, se së fundmi astronomët evropianë kanë gjetur avull uji, dioksid squfuri dhe re rëre në atmosferën e një ekzoplaneti duke përdorur teleskopin hapësinor James Webb. Ata e kanë cilësuar këtë si një zbulim “vendimtar”, që hedh dritë mbi sistemin tonë diellor. “Teleskopi Hapësinor James Webb po sjell një revolucion shkencor në fushën e karakterizimit të ekzoplaneteve me një ritëm të paprecedentë,”-tha në një deklaratë Leen Decin, një nga autoret kryesore të studimit.

Astronomët u befasuan kur zbuluan dioksid squfuri. “Metani është një gaz serrë dhe mungesa e tij tregon se ekzoplaneti ka një bërthamë të ngrohtë”-, thanë ata. “Zbulimi i reve të rërës, avullit të ujit dhe dioksidit të squfurit në atmosferën e dobët të këtij ekzoplaneti nga instrumenti MIRI i James Webb është një moment historik vendimtar. Ky zbulim hedh dritë mbi sistemin tonë diellor”,-tha Decin. /O.S

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV