25 gratë më me ndikim në vitin 2023/ Një shqiptare në listën e “The Financial Times”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emra shumë të njohur në fushën e artit, politikës, sportit e më tej janë në listën me 25 gratë më me ndikim të “The Financial Times”. Mes tyre janë aktorja Margot Robbie, këngëtarja Beyoncé, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, futbollistja spanjolle Jenni Hermoso, aktivistja iraniane dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi dhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska.

Gazeta ka bërë një ndarje në tri kategori. E para është kategoria e krijueseve, ku ndër të tjera përfshihen Margot Robbie në filmin “Barbie” dhe Beyoncé që magjepsi botën me turneun e saj.

Në kategorinë kryesore është Von der Leyen.

“Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota janë me fat që kanë presidenten Von der Leyen si udhëheqëse”, shkruan sekretarja e Departamentit Amerikan të Thesarit, Janet Yellen.

Në kategorinë kryesore u përfshinë gjithashtu numri një i “General Motors”, Mary Barra, dhe shefja e teknologjisë e OpenAI, shqiptarja Mira Murati.

Në kategorinë e heroinave ishin aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut dhe laureate e Nobelit, Narges Mohammadi, Zonja e Parë e Ukrainës Zelenska, ylli i tenisit Coco Gauff, dhe fituesja e çmimit Nobel Katalin Kariko./E.T

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV