Avokatja‘ skanon’ Reformën në Drejtësi: Jemi më keq se në 2016-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reforma në drejtësi dhe ecuritë e saj këto 7 vite ishte tema ku juristja Adriana Kalaja gjatë një interviste televizive u shpreh se kjo reformë jo vetëm që nuk ka arritur pritshmëritë por është shumë me vonesë.

Ajo shton se në shumë aspekte jemi më keq se në vitin 2016, pasi sot qytetarët thuajse e kanë të pamundur të kenë akses në sistemin gjyqësor. Një qytetar i Shkodrës duhet të udhëtojë në Tiranë për një çështje në Gjykatën e Apelit.

Nga ana tjetër Gjykatat kanë mbingarkesë dhe madje 1 gjyqtar minimalisht në Tiranë bën 10-11 gjyqe në ditë.

Adriana Kalaja: Jo vetëm që nuk kemi arritur pritshmëritë në reformën e drejtësisë. Nuk është herët aspak. Për drejtësinë është gjithmonë vonë. Ata që e formuluan reformën i dinin ato afate. Nuk jemi as në nivelin fillestar të pritshmërive. Drejtësia sot është më keq se në vitin 2016, në aspekt të aksesit të qytetarëve në drejtësi. Harta e re ka krijuar shumë probleme tek qytetarët. Nuk duhet të fokusohemi vetëm tek ajo që bën SPAK. Qytetarëve u është mohuar aksesi i plotë në sistemin e drejtësisë. Çështjet sot Gjykata e Lartë ka mbi 100 mijë dosje stok. Gjykata e Apelit duhet të kishte 73 gjyqtarë, ka 25 gjyqtarë. Një qytetar i Shkodrës duhet të vijë në Tiranë për një çështje.

Paaftësi të KLGJ, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë duhe të gjente zgjidhje për këtë gjë. Gjykata e Tiranës ka mbingarkesë për shkak të vettingut. 1 gjyqtar bën minimalisht 10-11 gjyqe./E.T

Të fundit

Mario Deda: Nga biseda e fundit me Zefin te të fshehtat e raportit me të vëllanë, Julin

Mario Deda i vogli i djemve të “Mjeshtrit të Madh”, Zef Deda i ftuar në Fitstation me moderatoren Çenkuela...

Familjarisht në gjykatë, Malltezi dhe Berisha dalin me kërkesën e radhës

Ditën e nesërme në orën 11 gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e Sali Berishës për të dalë nga arresti i shtëpisë. Seanca ishte...

“Daily Express” analizon Shqipërinë: Në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Një numër vendesh janë të etura për t’u bashkuar me bllokun dhe Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një anëtare me...

I dënuar me mbi 2 vite burg, ndalohet brenda Big Brother Albania konkurrenti

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e...

Stuhitë e dëborës godasin perëndimin e SHBA-ve, rreth 60 mijë njerëz pa energji elektrike

Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Bora ka mbyllur rrugët, qendrat e...

Lajme të tjera

Web TV