Ky ndryshim në ushqyerje mund të rrisë jetëgjatësinë tonë me 10 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një hulumtim i botuar së fundmi në revistën “Nature Food” ka vlerësuar të dhënat shëndetësore të thuajse gjymsë milioni banorë të Britanisë së Madhe.

Studiuesit grupuan 467,354 njerëz, duke analizuar zakonet e tyre të të ngrënit dhe panë se si kjo gjë ndryshonte përgjatë viteve. Ata u ndanë në ngrënës të moderuar dhe ata jo të shëndetshëm.

Ndërsa flasim, popullsia e Mbretërisë së Bashkuar ka një jetëgjatësi rreth 84 vjet për gratë dhe 80 vjet për burrat. Duke marrë parasysh faktorë të tjerë që kontribuojnë te jetëgjatësia, si duhanpirja, konsumimi i alkoolit dhe aktiviteti fizik, studimi arriti në përfundimin se 40-vjeçarët që ndryshuan dietën e tyre në një dietë më të shëndetshme dhe iu përmbajtën programit të saj, fituan deri në 10 vite jetë më shumë.

Ushqimet që rritën jetëgjatësinë

Studiuesit theksuan se ata që ndryshuan dietën e tyre dhe hanin më shumë drithëra, arra dhe fruta dhe më pak pije me sheqer dhe mish të përpunuar kishin avantazhin më të madh.

Ata që fillimisht hanin një dietë mesatare dhe më vonë kaluan në zakone më të shëndetshme të të ngrënit, u zbulua se kishin më pak përfitime.

“Sa më të mëdha të jenë ndryshimet e bëra drejt zakoneve më të shëndetshme të të ngrënit, aq më të mëdha janë përfitimet për jetëgjatësinë ,” shpjeguan studiuesit.

Madje edhe nëse i përket moshës së tretë, efektet janë sërish pozitive, kështu që asnjë person thonë studiuesit nuk duhet të ngurrojë për të programuar siç duhet mënyrën si ushqehet./E.Ç

Të fundit

E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Burime bëjnë me dije se është gjetur një i...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Nga Mero Baze Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e...

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet!

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi, veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen në galeri ndërkombëtare dhe...

Në Iran, sulmi i Izraelit ka shkatërruar çdo besim tek Perëndimi

Hossein Hamdieh Një armëpushim i brishtë i ka dhënë një ndalesë zhurmave tashmë të njohura të shpërthimeve mbi Teheran. Kam lindur në vitin 1988, një...

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet, me disa fëmijë ende të...

Lajme të tjera

Web TV