Hedhja e shortit për Euro 2024/ Astrologia bën parashikimin: Çfarë e pret kombëtaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është një ditë e rëndësishme për kombëtaren tonë, pasi në orën 18:00 do hidhet shorti final për “UEFA EURO 2024”, ku do të përcaktohet se cilat do të jenë skuadrat që do të jenë përballë Kombëtares sonë në Kampionatin Europian, që këtë herë zhvillohet në Gjermani.

Sigurisht që për këtë shorte nuk mund të mungonte parashikimi i astrologes së njohur, Meri Shehu, e cila është shprehur që kombëtarja do të ketë shumë fat.

Sipas saj, kombëtarja do të lozë me skuadra që ajo mund t’i dominojë, duke dalë më mirë se çdo herë tjetër

Meri Shehu: Të dashur teleshikues, përshëndetje. Kam kënaqësinë të jem sot këtu, për të bërë një parashikim për kombëtaren tonë të famshme.

Si do shkojë ajo në këtë kompeticion ku është futur. Si do shkojë shorteu, a do ketë fat në shorte? Unë mendoj që do ketë shumë fat, më shumë fat se herët e tjera. Por jo vetëm se do ketë fat më shumë se herët e tjera, por jam edhe unë ajo që do të ndikoj tek fati.

Do jetë një nga rastësitë më të bukura që ajo të ketë fat dhe të bie, të lozë me skuadra që ajo vërtet mund t’i dominojë  dhe të dali më mirë se çdo herë tjetër. Ju uroj shumë suksese të gjithëve./   S.M

Të fundit

Mitingu i opozitës tek Bulevardi i Ri, mbushet me karrige e gjithë rruga! (VIDEO)

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është gati të nisë takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, në Bulevardin...

Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

Një incident i pazakontë ndodhi në Aeroportin Gatwick të Britanisë, ku një avion i kompanisë British Airways u detyrua të anulonte nisjen pasi piloti...

Meta kërkon votën me audio-mesazh nga qelia/ Mos e lini vendin në dorën e krimit!

Në një mesazh në rrjetin social facebook, presidenti i PL Ilir Metaj, i bën apel mbështetësve dhe simpatizantëve të kësaj force politike të votojnë...

Qeveria fshin gjobat vendore të 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor

Qeveria vendos të fshijë automatikisht të gjitha gjobat dhe masat administrative të vendosura për ndërtimet pa leje dhe shkeljet gjatë pandemisë, të kryera në zonat rurale. Partia...

Ky sport i ri do t’ju ndihmojë të jeni në super formë në kohë rekord!

Nëse jeni duke kërkuar për një aktivitet që ndërthur fitnesin, adrenalinën dhe entuziazmin në grup, përgjigjeja është Hyrox. Gjithnjë e më popullarizuar, Hyrox është...

Lajme të tjera

Web TV