Kujdes nga skemat mashtruese!/ Prokuroria e Tiranës dosje për 56 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës dorëzoi 56 të akuzuar për krimim të skemave mashtruese dhe fshehje të ardhurave, pasi dyshohet se kanë shmangur tatimin mbi vlerën e shtuar, duke i shkaktuar shetit disa milionë euro dëm ekonomik.

Mes të akuzuarve janë edhe 3 shtetas të huaj që kanë shmangur në këtë skemë tatimet së bashku me shtetas shqiptare nën akuzë. Njëri Harallambis Nikolaidis me shtetësi greke, turku Elham Demirgolu, Francesko Pastore me shtetësi italiane, si dhe 3 kompanitë e tyre ku rezultojnë administratorë, përmes të cilave kryen blerje fiktive për të stumuluar skemën e mashtrimit.

Hetimet nisën pesë vjet më parë pasi drejtoria rajonale gjurmoi gjatë kontrollit tatimor subjekte në fushën e tregtisë së frutave perimeve, të produkteve ushqimore, të prodhimit të duhanit dhe pijeve alkolike, që nga praktika dyshohet se në ortakëri kryen evazion fiskal.

Në një rast administratori i shoqërisë “Gjomi” deklaron se kishte aktivitet prodhim qirinjsh dhe nuk kishte detyrim oër TVSH. Por kontrollet provojnë të kundërtën.

Dosja është tek gjyqtari paraprak dhe është shtyrë disa herë për shkak të numrit të madh të të pandehurve, mes tyre dhe subjektet tregtare./kb

Burimi: TCh

Të fundit

Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?/ Kjo është fushata më dobët në 35 vjet

Juristi Kreshnik Spahiu foli këtë të premte për atmosferën e “vakët” në takimet elektorale që zhvillojnë partitë në Shqipëri. “Kjo është...

“Huffington Post”/ Shqipëria, zgjedhja perfekte për pushime

Gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota po vizitojnë “vendin më të lirë në Evropë” për plazhet e tij parajsore dhe çmimet...

“Profecia” për Papën e ri/ Fqinji i kishte thënë: Do jesh Papa i parë amerikan

Kur Robert Prevosti ishte në klasën e parë, një nga fqinjët  e tij i kishte thënë atij se ai do të ishte Papa i...

“Xhiro e fundit”, sot mbyllet fushata/ PS dhe PD mitingje përmbyllëse në mbrëmje

Dy mitingje dhe ca bicikleta në mes. Jo ato të Erion Veliajt dhe bashkisë, por të qindra sportistëve nga e gjithë bota. Gara e...

Shqipëria në ditën e fitores mbi fashizmin

Nga Ben Blushi Në arkivin e familjes tonë shkëlqen një fotografi e gjyshit dhe gjyshes time,Dhimitër dhe Mynever Shuteriqi me armë dhe me uniformë partizane...

Lajme të tjera

Web TV