Ditën e sotme gjykata do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit për të marrë leje të posaçme për betimin e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës në zgjedhjet e 14 majit.
Ishte gjykata e Lartë që vendosi që të shprehej gjykata e Posaçme dhe jo e Durrësit për kërkesën e Belerit.
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi është paraqitur sot në GJKKO për të ndjekur procesin, teksa Athina zyrtare ka paralajmëruar veto për integrimin./ S.M