Shpërthen në flakë apartamenti në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, zbardhen detajet e para

Një apartament në një pallat në zonën e Xhamllikut në Tiranë raportohet të jetë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa është e paqarta nëse ka persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./e.t