Shpërthen vullkani në Indonezi, të paktën 11 të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim në vullkanin Marapi në pjesën perëndimore të arkipelagut indonezian ka vrarë 11 njerëz, thanë shërbimet e kërkim-shpëtimit, pas përpjekjeve gjatë natës ndërsa tre persona u gjetën të gjallë.

Vullkani 2,891 metra i lartë hodhi hi deri në 3 kilometra në qiell të dielën. Autoritetet ngritën alarmin në nivelin e dytë më të lartë dhe ndaluan banorët të shkonin brenda 3 km nga krateri.

 

Pamjet tregojnë një re të madhe hiri vullkanik të përhapur gjerësisht në qiell dhe makina dhe rrugë të mbuluara me hi.

Marapi është një nga vullkanet më aktivë në ishullin Sumatra dhe shpërthimi i tij më vdekjeprurës ishte në prill të vitit 1979, kur vdiqën 60 njerëz.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit dhe ka 127 vullkane aktive, sipas agjencisë së vullkanologjisë./kb

Të fundit

Ushqimet që do t’i mbajnë larg alergjitë e pranverës

Pranvera është stina që na vë në humor për shëtitje në natyrë, por është edhe stina kur alergjitë bëjnë...

150 mln euro për një futbollist? Legjenda e Gjermanisë: “Bayern nuk i ka aq para, por…”

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, mendon se Bayern nuk i ka 150 mln euro për Florian Wirtz. Kjo është shifra që kërkon Bayer Leverkusen,...

17 anëtarë të familjes “El Chapo” u dorëzohen autoriteteve amerikane

17 anëtarët e familjes “El Chapo” Guzmán janë dorëzuar vullnetarisht te autoritetet amerikane ditën e premte, në pikën kufitare San Ysidro, që lidh qytetin...

55 liderët europianë mësyjnë në Tiranë, zbulohet programi i plotë i Samitit

Tirana po bëhet gati të presë 55 lider europianë për Samitit të Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin...

SPAK bastis tri zyra call center në Tiranë, mashtrim me vlerë 3 miliardë lekë

Tre ambiente të ndryshme në Tiranë që dyshohet se shërbemin si bazë për një platformë call centeri që kishte në fokus mashtrimin përmes investimit...

Lajme të tjera

Web TV