Ushqimet e shëndetshme që ju lënë pa gjumë natën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Darka është vakti më delikat i ditës pasi është hapi i fundit kur trupi përgatitet për gjumë. Është e ditur tashmë që ushqimet pikante, sheqernat apo shumë yndyrë do t’ju rëndojnë e për rrjedhojë do të prishin cilësinë e gjumit tuaj.

Nëse qëndroni larg këtyre ushqimeve shumë të përpunuara gjatë vaktit të darkës dhe keni përsëri probleme me gjumin, me siguri ju po konsumoni një listë tjetër ushqimesh të cilat nuk ju ndihmojnë.

Shpeshherë edhe ushqimet e shëndetshme, për shkak të mineraleve që përmbajnë mund të bëhen shkak për prishjen e gjumit. Sipas ekspertëve disa ushqime pavarësisht vlerave të mëdha që i japin trupit tuaj, do t’ju shkaktojnë kollitje dhe parehati gjatë gjithë natës.

Ntë këtë artikull do të gjeni një listë ushqimesh të shëndetshme, që duhen evituar gjatë darkës.

Djathi kaçkavall
Nëse konsumoni disa copa djathi kaçkavall gjatë darkës dhe keni vështirësi gjatë fjetjes, sapo keni gjetur shkakun. Djathi kaçkavall, duke qenë se është i fortë dhe zakonisht me shumë yndyrë është i vështirë për t’u tretur.

Kur trupi shtrihet procesi i tretjes ngadalësohet dhe ky ushqim do t’ju shkaktojë djegie në stomak e vështirësi në frymëmarrje. Nëse konsumoni pak djathë 4-6 orë përpara se të shtriheni për të fjetur, trupi do të arrijë ta tresë pa problem. Gjatë darkës është mirë të konsumoni qumësht, për një gjumë sa më të qetë.

Çokollata e zezë
Megjithëse rekomandohet si një ndër ëmbëlsirat më të shëndetshme çokollata e zezë është një kërcënim për gjumin. Çokollata e zezë është e pasur me polifenole dhe një burim i madh kafeine. Pijet me përmbajtje kafeine sigurisht që duhen evituar gjatë darkës, nëse doni të flini të qetë.

Lexo edhe :  Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Po kaq i rëndësishëm është edhe evitimi i ushqimeve që përmbajnë kafeinë. Dy copa të vogla çokollate të zezë kanë kafeinë sa një gjysmë filxhan kafeje. AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni çokollatë dhe produkte që përmbajnë kafeinë 6-10 orë para gjumit. Zëvendësojini ëmbëlsirat e darkës me fruta të freskëta të stinës.

Qoftet
Mishi është një burim i shkëlqyer proteine dhe hekuri që e ndihmon organizmin tonë në shumë mënyra. Qoftet tipike, me mish të grirë mund t’ju shkaktojnë probleme në tretje për shkak të dhjamit dhe yndyrës që ato përmbajnë. Për këtë arsye çdo pjesë mishi me shumë yndyrë, qofte apo hamburger duhet ta evitoni të paktën deri në katër orë para se të flini.

Për një burim alternative proteine në darkë, ju këshillojmë të konsumoni mish pule apo gjeli pasi mund të tretet shpejt. Mishi i viçit, i derrit apo bifteku ka 12 herë më shumë dhjamë se mishi i pulës apo i gjelit.

Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban kafeinë, pak a shumë aq sa një filxhan kafeje. Kështu që konsumimi i kësaj pije në darkë do t’ju sjellë shqetësime gjatë gjumit. Sigurohuni të pini çaj jeshil 5 orë para se të flini gjumë dhe zëvendësojeni atë me çaj kamomili para gjumit. Çaji i kamomilit do t’ju qetësojë dhe çlodhë, duke rritur cilësinë e gjumit tuaj./E.Ç

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV