Gjyqi ndaj Belerit merr tjetër kthesë/ Zbardhet dëshmia e të “arratisurit” nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë i akuzuar për shitblerje të votës ka marrë një tjetër kthesë të fortë. Dy prokuroret e SPAK lexuan sot në seancën gjyqësore dëshminë e Abdyl Rames, vëllait të të infilirtuarit të policisë Arsen Rama.

Abdyl Rama gjatë marrjes në pyetje më datë 12 maj ka deklaruar se vellai i tij Arseni, eshte takuar me Belerin në Potam ku takimi mes tyre ka zgjatur vetëm 3 minuta, por nuk ka informacion se për çfarë ata kanë biseduar. Në deklarimin e dytë dhënë përpara oficereve të BKH-se me date 23 qershor Abdyl Rama thotë se ne dy raste njerëz që janë prezantuar si lidhur me Belerin i kanë premtuar statusin e azilit politik në Greqi bashkë me të vëllain Arsenin me qëllim që ata të dy të tërhiqnin dëshmitë e dhëna në Prokurori.

“Ne jemi miq të Alfredit. Ti dhe vëllai që keni bërë incizime duhet të tërhiqeni. Nëse tërhiqeni, e marrim vëllanë tënd, e kalojmë në Greqi dhe i japim azil politik. U kërkova numër kontakti. Njëri me preku në sup dhe më tha, të kontaktojmë vete ne.” Të të njëjtët dëshmi, ai thotë se të njëjtët persona e kane takuar në një episod të dytë.

“Një ditë teksa po shkoja me motor nga Himara në Livadh më doli para një person. Kishte në dorë një si armë dhe ma drejtoi. Unë nuk ndalova, ndërsa ai më shau rëndë në greqisht.” Abdyl Rama nuk u paraqit këtë të marte në gjykatë pasi sipas sistemit TIMS ai është larguar nga Shqipëria ne date 22 korrik dhe nuk është kthyer më. Avokatët thane në seancë se policia dhe prokuroria nuk duan ta gjejnë dhe ta sjellin për të dëshmuar. Jashtë sallës se gjyqit, avokatet deklaruan se vëllezërit Rama janë dënuar disa here dhe se dëshmitë e tyre janë të pabesueshme.

Lexo edhe :  Kokalari: Nuk e di pse u mbyll News 24, por më habit që e quani ‘media e lirë’

 

 

Ndërkohë Fredi Beleri refuzoi të jepte shpjegime përpara gjykatës duke pretenduar se prokuroria është e njëanshme dhe se nuk ka besim tek ajo.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi akuzohen për shitblerje te votës. Sipas prokurorisë Fredi Beleri akuzohet se premtoi shumën prej 40 mijë lekësh të infiltruarit të policisë Arsen Rama për 8 vota, të cilat ia dorëzoi i pandehuri Pandeli Kokaveshi./e.t

Të fundit

Trazirat e vitit 1929 në Palestinë – Kur tensionet shpërthyen në dhunë

Viti 1929 shënoi një nga periudhat më të përgjakshme në historinë e Mandatit Britanik të Palestinës. Në një klimë...

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht nga të gjitha veçoritë e...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Lajme të tjera

Web TV