INSTAT: Krahasuar me 5 vite më parë, rastet e dhunës në familje janë rritur me 33%.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesojnë krimet kundër fëmijëve, martesës dhe familjes

Dhuna në familje, braktisja dhe trafikimi i të miturve përbëjnë shumicën e numrit të krimeve të kryera kundër personit përgjatë vitit 2022.

Një raport i INSTAT evidenton se gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 2 078 vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, një rritje kjo me gati 17% krahasuar me 2021.

Krahasuar me 5 vite më parë rastet e dhunës në familje janë rritur me 33%.

Eris Dhamo, Pedagoge e Sociologjisë: Ka ndryshuar morali shoqëror, ka ndryshuar tendenca që shoqëria ka në lidhje me rankimin e vlerave dhe familja sot është vlera më e cënuar.

Për ekspertët rritja e numrit të krimeve në familje vjen si pasojë e një situate të trazuar emocionale që po kalojmë si shoqëri.

Eris Dhamo: Objekt i dhunës sot janë ata më të pambrojturit dhe më të dobëtit si fëmijët dhe gratë. Dhuna është pasojë e një situatë emocionale të trazuar, e një zemërimi.

Edhe braktisja dhe trafikimi i fëmijëve të mitur ka shënuar tendenca në rritje viteve të fundit./O.S

Të fundit

“T’i hanë shokët dardhat pas shpine”/ Basha nuk i ndahet Ramës

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Lulzim Basha, e la të hapur derën e bashkëpunimit me...

Nga qelitë në kuti/ 3 mijë të burgosur pjesë e zgjedhjeve të 11 majit

Një pjesë të dënuar e të tjerët në pritje të një vendimi nga gjykata, nga 20 burgjet e vendit në 11 maj do mund...

Trump: Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina. Nëse nuk e kanë seriozisht…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, por ka...

Shumica të painteresuar për politikën/ Mbi 114 mijë të rinj votojnë për herë të parë

Në zgjedhjet e 11 majit do të votojnë për herë të parë 114 642 të rinj. Nëse votuesit e rinj do të merrnin pjesë...

“Evropa duhet të zgjohet”, paralajmërimi i NATO-s: Hapësira është fronti i ri i luftës

“Elon Musk dhe vendet rivale si Kina dhe Rusia do të dominojnë hapësirën, nëse vendet evropiane nuk ndërmarrin veprime serioze”, ka paralajmëruar një komandant...

Lajme të tjera

Web TV