“Mirush Kabashi kishte 2 armë të fuqishme”/ Miku i ngushtë: Sëmundja e dobësoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Alfred Bualoti ka folur për figurën e aktorit të madh Mirush Kabashi. Në një intervistë ai u shpreh se Mirushi ishte i fortë por, betejën e fundit nuk e fitoi dot.

Sipas tij ky aktor i madh kishte dy armë të fuqishme, punën e disiplinën dhe armën e talentit.

Ai thotë se Kuteli arriti të tregonte forcën dhe simpatinë në fushën që përfaqësoi.

“Mirushi ishte i fortë por këtë betejën e fundit nuk e fitoi dot. Ishte sëmundje e rëndë dhe e dobësoi shumë nga fuqitë. Nuk donte ta besonte, as ne nuk donim por kështu ishte. Mirushi është artist shumë i madh, i shquar dhe i talentuar boll. Kishte dy armë të fuqishme, punën dhe disiplinën dhe armën e talentit. Unë kam qenë me Mirushin në shumë skena të Europës, në Paris, Beograd, Athinë dhe Kiev. Do përmend dy momente. Momenti i parë ka qenë në festivalin e Kievit ku Mirushi mori vlerësimin e parë dhe portreti i tij u vendos në kartën telefonik në Kiev në shenjë nderimi. Ishte e jashtëzakonshme.

Momenti i dytë ishte në Beograd, po ecnim pas shfaqjes dhe u futëm në oborrin e kështjellës së Beogradit. Përballë nesh një zotëri me kapele republike hoqi kapelen dhe u përul para Mirushit dhe iku prapë. Mirushi ngeli. Ai kishte qenë një spektator i shfaqjes një ditë më parë. Këto momente tregojnë, forcën dhe simpatinë që krijonte Mirushi te spektatorët”, u shpreh Alfred Bualoti./e.t

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV