Zëvendësministri zbardh prapaskenat/ Ja si u zbuluan policët në SKY dhe Enchro Chat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në një emision televiziv foli për hetimet dhe zbulimet e bisedave në platformave Enchro Chat dhe SKY. Ai tha se kjo ka dalë në dritë nga hetimet e përbashkëta mes  autoriteteve franceze dhe atyre holandeze. Kjo ka çuar më pas në angazhimin e strukturave të Europol dhe Eurojust.

“Nga hetimet e përbashkëta që janë bërë nga xhandarmëria franceze dhe holandeze më pas u formalizuan me një ekip të përbashkët hetimesh, kemi përfshirje të Europol dhe Eurojust, përfshirë dhe vende të tjera. Në fillim ishte përdorimi I platformës Enchro Chat.  Llogariten në fakt, nëse i rrëfehemi Enchro, kishte 3 milionë mesazhe në ditë në të gjithë botën”, tha ai.

Ai theksoi se që nga ardhja në detyrë e ministrit Taulant Balla, prioriteti kryesor është vetëpastrimi i Policisë së Shtetit, nga aktorë, të cilët i kanë përdorur platformat e sipërpërmendura.

“Që me ardhjen e ministrit, ai e bëri të qartë se një nga prioritet madhore është vetëpastrimi i Policisë. Unë do të thoja se formulari i vetëdeklarimit është materializimi i vetëpastrimit. E gjithë trupa policore do ti nënshtrohet, AMP dhe Garda e Republikës. Kanë afat 30 ditë për plotësimin e formularëve”, tha ai./E.T

Të fundit

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Lajme të tjera

Web TV