D-Marin vjen në Shqipëri, rrjeti gjigant marrëveshje bashkëpunimi me Vlora Marina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vlora Marina ka nënshkruar një tjetër marrëveshje partneriteti, këtë herë me D-Marin, rrjetin prestigjioz të menaxhimit të marinave në gjithë Mesdheun dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshja e firmosur nga të dyja palët parashikon marrjen përsipër nga ana e D-Marin të të gjitha shërbimeve të nevojshme për funksionimin e portit turistik të Vlorës që po ndërtohet nga e para nga kompania Vlora Marina. Ofrimi i shërbimeve të tilla si ankorim, furnizim me karburant, siguri 24h, mirëmbajtje e mjeteve lundruese, sigurim i paisjeve portative të marinës duke përfshirë automjetet dhe varkat e punës si dhe shumë të tjera do krijojnë një standard të ri për turizmin blu në vend dhe do e pozicionojnë Vlorën si destinacion të rëndësishëm në Mesdhe. Marina e Vlorës do të jetë jo vetëm një infrastrukturë moderne e ndërtuar krejtësisht nga e para por edhe një hapësirë shërbimesh cilësore të standardeve ndërkombëtare për turistët që preferojnë të udhëtojnë nga deti. Si një hapësirë e hapur për të gjithë, shërbimet e portit do të jenë në funksion të të gjithë turistëve dhe banorëve të Vlorës.

Vanova Strakosha, Drejtore e Përgjithshme e Vlora Marina në fjalën e saj përpara nënshkrimit të marrëveshjes tha se ky bashkëpunim vendos standarde të reja në mënyrën e menaxhimit të marinave si dhe ofrimit për herë të parë të shërbimeve ekskluzive në Shqipëri./O.S

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV