Sot në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare, ndërkohë që Garda ka nisur me kontrollet për deputetët e opozitës. Pritet që të Kuvend të ketë sërish tensione.
Garda është prezente në sallën e Kuvendit, ndërkohë që ende asnjë deputet nuk është prezent.
Në rendin e ditës është parashikuar të votohet nen për nen buxheti i vitit 2024.
Por ashtu si në seancat e kaluara, edhe sot pritet kaos në sallën e Kuvendit.
Kjo pasi opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin normal të punimeve deri në pranimin nga mazhoranca të kërkesave të tyre.
Kujtojmë se nga seanca e sotme janë të përjashtuar deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.
Ata u përjashtuan për shkak të tensioneve të krijuara në seancën e kaluar plenare./ S.M