“Revolucioni i karrigeve”/ Çuçi ironizon aksionin e opozitës, i fton ata për dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi i komentoi me ironi aksionet e opozitës gjatë javëve të fundit në Kuvend, ku nuk kanë munguar kaosi dhe tensionet.

“Lajmi i mirë që nuk përbën lajm janë flakadanët. Revolucioni i karrigeve pati seancën e radhës. Së dyti, dua të kundërshtoj sepse buxheti nuk është miratuar në 8 minuta por pas një diskutimi shumë të gjatë në komisione. Komisionet janë të hapura dhe janë konsultuar me grupet e interesit. Pa diskutim ka një anomali e ardhur nga opozita”, tha ai.

Sa i përket pyetjet a do të ketë një dialog mes opozitës dhe maxhorancës, opozita është e mirëseardhur.

 “Ne kemi propozuar disa ndryshime në rregullore dhe kemi marrë në shqyrtim disa rregullore parlamentare të vendeve të BE-së, Italia dhe Gjermania. Opozita është e mirëseardhur. Kemi shumë forume ku jemi bashkë. Ne kemi komisione, sekretariate, kemi konferencë kryetarësh. Ata nuk vijnë. Ne jemi gati të dialogojmë me këto për mirë të shqiptarëve. Jemi atje kur të duan mund të ulemi. Nuk jemi ne që hedhim flakadanë”, tha ai./  S.M

Të fundit

Justin Bieber flet për gjendjen e tij: Bëj gjëra për të lënduar të tjerët

Justin Bieber ka pranuar së fundmi në rrjetet e tij sociale se ka bërë “gjëra që kanë lënduar të...

35-vjeçarja braktis djalin e mitur në Policinë e Gjirokastrës, nis hetimi

Një rast i paprecedentë është regjistruar në Gjirokastër, ku një grua ka braktisur djalin e saj të mitur brenda në ambientet e Komisariatit...

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike...

OSBE-ODIHR raport paraprak: Pati disa incidente, votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë

OSBE-ODHR paraqiti sot një raport ngagjetjet për procesin zgjedhor. “Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë”, tha përfaqësuesja...

Voto ,zgjidh, kërko llogari!

Nga Mentor Kikia Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për...

Lajme të tjera

Web TV