Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se pjesë e aplikacionit “Sky ECC” janë zbuluar dhe gazetarë të njohur shqiptar.
Ai ka thënë se me ta i ka qëlluar të ketë qenë dhe në të njëjtën studio televizive.
Sipas Karamuços, ka faksimile të mesazheve që qarkullojnë dhe përdoren nga politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin.
“Gazetarët që nuk kanë vetëm profilin e të bërit lajm, por dhe të bërit lajmin biznes e kanë një adresë të tillë.
Ka faksimile që qarkullojnë të mesazheve, madje i kanë dhe politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin.
Të infiltruarit duhet të jenë me një autorizim të prokurorit, nuk e bën dot vetë. Kur shtrëmbrohet e vërteta me urdhër të bandave, ky nuk është më lajm.
Më ka qëlluar të jem në studio të jem me gazetar që e përdorin këtë aplikacion. Si mund t’i shpëtonte media krimit të organizuar, është pushteti i katërt”, u shpreh eksperti i kriminalistikës./ S.M