Nis Kongresi i PS-së, Rama shfaqet në krah të Gramoz Ruçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e së premtes kanë nisur punimet në Pallatin e Kongreseve për Kongresin e Partisë Socialite. Mbledhja në ditën e Rinisë nisi me një valle nga fëmijët të veshur me veshje tradicionale shqiptare dhe motivet kuqezi.

Ndërkohë kryesocialisti Edi Rama është shfaqur në krah Gramoz Ruçit.

Ky Kongres vjen pas përfundimit të Asambleve të Zgjeruara të zhvilluara në çdo qytet të vendit.

Partia Socialiste në një njoftim thotë se Kuvendimi i sotëm, është një bilanc pune në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por njëkohësisht edhe një analizë mbi sfidat.

Diskutimet janë të organizuara në 6 panele që do zhvillohen përgjatë ditës, me analizë specifike për çdo sektor, të faktuar me shifra, të ballafaquar me premtime të realizuara dhe të kompletuar me vizionin e asaj që mund të bëhet më mirë në të ardhmen.

Paneli 1: Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Problematikat, Inteligjenca Artificiale.

Paneli 2: Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia, Kultura.

Paneli 3: Shërbimet Publike: Arsimi, Shëndetsia & Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional

Paneli 4: Qeverisja vendore: Reforma territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

Paneli 5: Siguria dhe Shqipëria në botë

Paneli 6: Partia Socialiste 2030

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama do të jetë pjesë e panelit “Siguria dhe Shqipëria në botë”, si dhe në përmbyllje të punimeve do të mbajë një fjalë./  S.M

Të fundit

Erion Veliaj sapo votoi nga burgu! Cilin kandidat durrsak zgjodhi ai?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të...

Titujt e lajmeve sot tregojnë se problemi nuk janë politikanët, por populli

Lajmet e orëve të fundit në Shqipëri janë një alarm për shoqërinë. Kur lexon titujt e mediave, kupton se sot nuk ka rëndësi se...

Shkencëtarët zbulojnë fosile të peshqve 400 milionë vjeçarë

Një ekip studiuesish nga Kina dhe Australia kanë zbuluar për herë të parë fosile të reja të llojit Palaeospondylus jashtë Skocisë, konkretisht në Queensland,...

Kandidati për deputet i PD-së futet në çdo qendër votimi, ligji e ndalon

Kandidati për deputet i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Dritan Cani, është akuzuar nga Partia Socialiste për shkelje të...

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Ai votoi në orarin...

Lajme të tjera

Web TV