Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me mbajtjen e Kongresit të PS-së më 8 Dhjetor, pra ditën e sotme, “Ditën e Rinisë”.
Ai tha se Rama mblidhet me 8 dhjetor në mendësinë e të atit të tij dhe dajos së tij xhelat.
“Po jetojmë një diktaturë të re. Një diktaturë shkatërrimtare. Sot Rama mblidhet dhe mendon se na impresionon.
Ai mblidhet me 8 dhjetor në mendësinë e të atit të tij dhe dajos së tij xhelat. Në dhjetor baba Pilo, Spirokoleka ishte ai që foli kundër në dhjetor dhe sot ai ka rikthyer egërsisht pushtetin monist të etërve të tij.
Ky 8 Dhjetor që është bërë i pavdekshëm në libra, i pavdekshëm në ndryshimet epokale të Shqipërisë është bërë në ditë që duhet të ngrihemi kundër diktaturës së shqiptarëve”, tha Berisha./ S.M