Shqipëria riformulon ofertën për investimet, kalon para turizmin dhe bujqësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oferta e Shqipërisë për investitorët e huaj, e konceptuar çdo vit nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimin e Investimeve thuajse çdo vit ka listuar një sërë sektorësh me potencial dhe e para në renditje ka qenë energjia.

Por duket se zhvillimet pozitive të këtij viti me turizmin kanë bërë që oferta turistike të riformulohet, sektorët kanë mbetur thuajse të njëjtë por renditja e tyre ka ndryshuar.

Në vend të parë një broshurë e fundit e AIDA sa i takon investimeve të huaja dhe sektorëve me potencial, rendit turizmin.

Në vend të dytë renditet bujqësia dhe më pas vjen energjia. Me radhë në listë vijojnë manifaktura dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit si dhe shërbimet outsourcing.

Broshura sjell në vëmendje klimën e favorshme të vendit, lidhjet ajrore përmes aeroportit të Tiranës dhe Kukësit, burimet natyrore të nëntokës si dhe vijën bregdetare prej 316 kilometrash.

Oferta nënvizon një klimë pozitive investimesh, një vendndodhje gjeografike të favorshme si dhe kapitalin human ku theksohet se 46 për qind e popullsisë është nën 35 vjeç, gjuhet e huaja që fliten si anglishtja, italishtja dhe greqishtja me frëngjishten dhe gjermanishten që mësohen në shkolla si dhe të rinjtë në universitete.

Incentiva 1 euro dhe investimet strategjike

Sa i takon investimeve të huaja Shqipëria duket se vazhdon ti mëshojë dy politikave të saj të nisur prej kohësh të tilla si :Shqipëria 1 euro dhe statusi i investimeve strategjike.

Në ofertë nënvizohet se skema 1 euro mbetet në fuqi, incentivat për investimet strategjike si dhe incentiva të dedikuara sektoriale.

Një tjetër element që vihet në dukje është kostoja konkurruese e krahut të punës. Në broshurë nënvizohet se Shqipëria ka nivele konkurruese të tatimit mbi të ardhurat, kontribute nga orët shtesë dhe sigurimet shoqërore.

Lexo edhe :  Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Po kështu ka arsim profesional në disa sektorë specifikë si dhe nivele të pagës nga më konkurrueset në rajon dhe një forcë punëtorë produktive./MONITOR/   S.M

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare/ “Blindohen” burgjet, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Policia e Burgjeve me mbështetjen e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë një sërë masash shtërnguese për burgjet dhe paraburgimet...

Si ndikon dielli tek organizmi dhe pesha e trupit

Dielli mund të ketë të këqijat e veta kur njeriu ekspozohet në pikun e tij, e megjithatë ekspertët thonë se ai ofron shumë përfitime...

Arrestohet 36-vjeçari që goditi me grusht djalin e Luçiano Boçit

36-vjeçari Ervin Totolaku, i cili goditi me grusht djalin e kandidatit për deputet Luçiano Boçi, është arrestuar nga policia e Elbasanit. Blutë bëjnë me...

Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e shtunë, qytetarët mund të tërheqin dokumentet

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj...

Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë…

Papa Leo XIV kremtoi sot Meshën e tij të parë, vetëm një ditë pasi u zgjodh papë. Gjatë meshës ai u tha kardinalëve në Kapelën...

Lajme të tjera

Web TV