Zbulohet emri i vërtetë i Will Smith nga bashkëshortja/ Habiten njerzit: “Nuk ka mundësi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Postimi i Jada Pinkett Smith në të cilin ajo i uron datëlindjen Will Smith ka ngritur pikëpyetje në rrjetet sociale.

Në fakt, Jada ka përmendur emrin e tij të vërtetë në postim, dhe gjykuar nga reagimet, shumë nuk e dinin se ky ishte emri i tij.

Aktori u bë i famshëm në filmin “The Fresh Prince of Bel-Air” në vitet 1990 dhe shpejt u bë një emër i njohur në Hollywood. Ndërsa të gjithë e njohin atë si Will, shumë nuk e dinë që nuk është emri i tij i vërtetë dhe se nuk është shkurtuar nga emri William.

Në një mesazh emocionues për bashkëshortin e saj, Jada ndau një foto të tyre me fëmijët e tyre Willow, Jaden dhe djalin e Will nga martesa e tij me Sheree Zampino, Trey. Ata ishin të gjithë të veshur me të bardha teksa buzëqeshnin në një foto familjare dhe Jada e nisi mesazhin e saj me emrin e vërtetë të Will – Willard.

“Jam shumë e lumtur që je lindur në këtë ditë. Pa ty nuk do të kisha përjetuar gëzimin më të madh të jetës sime…dashurinë e familjes sonë. Në këtë detyrë hyjnore që kemi zgjedhur të ecim së bashku, jam mirënjohëse për burimet e të qeshurit përgjatë shtigjeve të lotëve që kemi ndarë”, ka thënë ajo.

Shumë më pas shprehën habinë e tyre në rrjetet sociale se emri i aktorit nuk ishte William.

“Sot mësova se emri i plotë i Will Smith është Willard, jo William”, “Emri i parë i Smith është Willard?!”, “Nuk ka mundësi që emri i Will Smith është Willard” – ishin vetëm disa nga komentet në postim./O.S

Të fundit

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Lajme të tjera

Web TV