Dënohen me 12 vite burg 2 Shqiptarë/ Hodhën nga dritarja kokainën me vlerë 50 mijë paund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë janë dënuar me 12 vite burg në total, pasi autoritetet britanike iu gjetën një sasi kokaine në banesën e tyre.

Dy shqiptarë janë dënuar me 12 vite burg në total pasi autoritetet britanike iu gjetën një sasi kokaine në banesën e tyre.

Bëhet fjale për 2 shqiptarët e identifikuar si Aliver Gosturani dhe Besard Tabaku, të cilët jetonin në Rivermead në Ëakefield.

Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollve të policisë britanike në banesën e shqiptarëve në  Rivermead, me qëllim gjetjen e emigrantëve të paligjshëm, ata kanë pikasur një dorë të dalë nga një dritare, e cila në ato momente hodhi një çantë në tokë.

Brenda saj ndodheshin 507 gramë kokainë, e cila rezultoi të ishte 90 për qind e pastër.

Ndër të tjera, çanta përmbante gjithashtu një peshore , tha Gjykata e Kurorës së Leeds.

Ndër personat e arrestuar ishte dhe gruaja e Aliver Gosturanit.

Mediat britanike thonë se banesa ishte në pronësi të Gosturanit.

Gjatë kontrolleve në banesë, autoritetet kanë gjetur 11,000 paund cash dhe një sasi tjetër kokaine me vlerë mbi 30,000 £ në veshjet e Gosturanit, duke bërë që pesha e kokainës së gjetur në total të shkojë në 841 gram.

Gosturani nuk ka dhënë komente në dëshminë e tij, ndërsa Tabaku tha se paratë ishin nga puna dhe pretendoi se nuk dinte asgjë për drogën, por shenjat e gishtave të tij u gjetën në çantën e rënë.

Dy shqiptarët të cilët ndodheshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, më vonë pranuan se merreshin me trafik kokaine dhe se paratë e gjetura ishin nga veprimtaria kriminale.

Ndaj gruas së arrestuar nuk është ofruar asnjë provë dhe çështja është pushuar.

Lexo edhe :  Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Gosturanin u burgos me gjashtë vite, ndërsa Tabakun me gjashtë vite e gjashtë muaj./O.S

 

Të fundit

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri i kundërshtimit po rritet. Të...

Lajme të tjera

Web TV