Njihuni me opsionin më të ri të WhatsApp

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

WhatsApp po ndryshon opsionin për dërgimin e mesazheve zanore.

Në planin e masave të privatësisë, platforma po shton “View once” për mesazhet zanore ose ndryshe,  vetëshkatërrimin e tyre.

Kjo do të thotë se marrësi nuk mund ta dëgjojë për herë të dytë mesazhin zanor. Kjo mund të jetë e dobishme kur ndani një informacion sensitiv që doni të mos shpërndahet te njerëz të tjerë. Disa përdorues janë shprehur se “mezi e kanë pritur” këtë opsion.

Por nga ana tjetër, është problem nëse e dëgjon gabim. Për këtë arsye, edhe përdoruesit janë të ndarë në përgjigjen e tyre ndaj kësaj shtojce të re.

Për të përdorur mesazhet zanore që zhduken, hyni në bisedë si zakonisht. Shtypni shenjën e mikrofonit dhe rrëshqiteni lart, drejt shenjës së kyçit.

Mbajeni shtypur dhe zgjidhni ikonën me numrin 1 e cila kur ngjyroset në të gjelbër, konfirmon se mesazhi do të dërgohet si “View once”./   S.M

Të fundit

Tarifat trefishohen (pa arsye): Pse Europa vendosi të pajtohet me Amerikën e Trump-it?

Bashkimi Europian po paguan një çmim të rëndë në këmbim të asaj që quhet “stabilitet” në marrëdhëniet me Shtetet...

Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit/ “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

Partia “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i kaloi mandatin e deputetit...

‘Ferr’në Tokë/ Rekord nxehtësie, temperaturat arrijnë në 50 gradë Celsius

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord në të...

Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel. Në një postim prekës...

Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell, ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “është shumë e turpshme” që Hashim...

Lajme të tjera

Web TV