Dita e të Drejtave të Njeriut/ Begaj: Të promovojnë të drejtat për një botë me liri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh për 75-vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Presidenti Begaj thekson rëndësinë e anëtarësisë për herë të dytë të Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, si dhe garanton angazhimin e institucioneve shqiptare në mbrojtjen dhe promovimi e të Drejtave të Njeriut.

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut- Dokumenti themelor që ka shënjuar historinë e të drejtave të njeriut mbush sot 75 vjet. Kjo Deklaratë është ideali i përbashkët për t’u arritur nga të gjithë popujt e gjithë kombet me qëllim që çdo individ të gëzojë në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminin liritë dhe të drejtat themelore njerëzore. Është një përkim i bukur që në 75 vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.
Institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë e promovojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë” , shkruan Presidenti i Republikës në mesazhin e tij./kb

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV