Tragjedi në La Liga, tifozi humbet jetën gjatë sfidës Granada-Athletic Bilbao

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja midis Granadës dhe Athletic Bilbaos që po zhvillohej në stadiumin “Nuevo Los Carmenes”, për javën e 16-të të La Liga-s u pezullua 17 minuta pas nisjes për shkak të vdekjes së një tifozi në tribuna.

Portieri Unai Simon ishte ai që njoftoi arbitrin Miguel Angel Ortiz Arias se duhej urgjentisht një ambulancë, pasi një tifoz kishte pësuar atak kardiak.

Megjithatë, pavarësisht se iu dha ndihma e shpejtë, tifozi nuk ia doli të mbijetonte për t’u dërguar në spital.

Deri në ato momente ndeshja ishte me rezultatin 0-1, me golin e realizuar nga Inaki Williams në minutën e 6’, por pas ngjarjes tragjike të ndodhur në stadium u vendos që ajo të zhvillohet një ditë tjetër.

Të fundit

“Do të kemi një ditë të dytë vere”/ Berisha: Votoni për pensionet, rrogat dhe bizneset

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi votoi deklaroi se "do të kemi një ditë të dytë vere" pas...

Korrupsion në zgjedhje, arrestohet 27-vjeçari në Kukës

Një 27-vjeçar nga fshati Lusen i Kukësit ka rënë në prangat e policisë, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim për korrupsion aktiv...

Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Ai...

Elbasan/ Fotografoi fletën gjatë votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit nr. 2321 në lagjen “5 Maj” në Elbasan, gjatë procesit të zgjedhjeve të...

Divorcet gri: Pse çiftet ndahen pas 30 vitesh martesë? Përgjigjet psikologia

Cilat janë arsyet që i shtyjnë dy njerëz që kanë jetuar një jetë së bashku të ndjekin rrugë të ndara? Znj. Angeliki Kolokytha, psikologe,...

Lajme të tjera

Web TV