“Audi Q3” i vjedhur në Poloni trafikohet në Shqipëri, arrestohet 27-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sigurimit të informacioneve nga inteligjenca policore, se disa shtetas ishin implikuar në një rast të trafikimit në Shqipëri, të një automjeti të vjedhur, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë organizuan punën në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Si rezultat, u arrestua shtetasi K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. L., 33 vjeç dhe F. Gj., 67 vjeç, të dy banues në Mirditë.

Nga hetimet dyshohet se 27-vjeçari ka trafikuar në Shqipëri, një automjet tip “Audi Q3” që rezulton i vjedhur në Poloni. Gjithashtu, dyshohet se porositësi i automjetit ka qenë shtetasi I. L. Në vijim, në oborrin e banesës së shtetasit F. Gj., u gjet automjeti tip “Audi Q3”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./O.S

Të fundit

BKH dhe FNSH aksion me urdhër të SPAK, disa persona të ndaluar për krime zgjedhore

BKH, forcat operacionale dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion në Shkodër me urdhër të SPAK ku janë shoqëruar disa...

Për kë je mërzitur më shumë nga kolegët që nuk fituan? Ja si përgjigjet Taulant Balla

Taulant Balla ka folur për Top Channel në një lidhje direkte nga qendra e votimit tek Parku Olimpik në Tiranë ku ka shpjeguar ecurinë...

Presidenti i Këshillit Europian uron Ramën: Zgjedhje mbresëlënëse

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, është zyrtari i radhës nga vendet e Bashkimit Europian që uron kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit...

Celibashi: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë me një mesazh për anëtarët e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve, duke u...

“Kemi 36 orë pa ngrënë”/ PD lë pa bukë numëruesit, pas ankesës u dergojnë nga dy byrekë!

Që prej mbrëmjes të së dielës në vendin tonë është duke u vijuar me procesin e numërimit të votimit. Në çdo KZAZ numëruesit e vëzhguesit...

Lajme të tjera

Web TV