Cardi B, në një live në Instagram, njoftoi njerëzit se është zyrtarisht beqare, duke konfirmuar ndarjen nga reperi Offset, me të cilin kurorëzoi dashurinë në shtator të vitit 2017. Artistja pranoi se është single prej disa kohësh, por ishte e pasigurt për mënyrën se si do ua jepte lajmin fansave.
“Kam pasur frikë…jo frikë tamam, por s’dija si t’ia thoja botës. Ndihem sikur sot është momenti”, u shpreh ajo, duke theksuar se është gati që të nisë vitin 2024 me mundësi dhe një jetë të re.
Cardi B dhe Offset e hoqën njëri-tjetrin nga Instagram-i, duke ndezur kështu thashethemet për një krizë.
Cardi publikoi në Instastory disa mesazhe, të cilat u interpretuan si kunja për Offset. Ndër të tjera, reperja shkroi: “Jam e lodhur duke mbrojtur ndjenjat e të tjerëve…Duhet të vendos veten të parën”./E.Ç