“Liridona dhe Naimi kishin një konflikt”/ Eksperti: Familjarët e tyre e dinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa kanë kaluar më shumë se dy javë nga vdekja e Liridona Ademajt, vrasja e saj mbetet e rrethuar nga misteri.

Eksperti i kriminalistikës Mensut Ademi ka ngritur dyshime se familjarët e të ndjerës apo miq të saj, edinë shkakun se përse Naim Murseli vendosi që ta vriste.

Sipas tij, mes çiftit të bashkëshortëve ka pasur një konflikt që ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

Ai tha se detajet për këtë konflit, Liridona mund t’i ketë shkruar në një ditar, t’ia ketë dërguar dikujt me mesazh apo edhe t’ia ketë treguar dikujt gojarisht.

 “Nëse analizojmë deklaratat e vëllait të së ndjerës ose babait të Naimit, ka pasur një konflikt. Sipas të gjitha gjasave, shkakun, jo vetëm në këtë rast, shkaku dihet prej rrethit të afërt dhe rrethi i afërt e para është familja, e dyta është rrethi shoqëror.

Shokë, miq dhe familja dinë shumë se cila ka qenë kauza, shkaku, që e ka shtyrë të kryhet kjo vepër penale…

Në këtë rast kryerësi dhe viktima kanë lënë gjurmë nëse shohim se ka pasur probleme. Viktima kanë lënë gjurmë.

Gjurmët janë diku të shkruara, ose në pajisje elektronike, ose në ditar, ose i dikujt i ka rrëfyer problematikën që kanë pasur personat në fjalë”, thotë ai./   S,M

Të fundit

“Erdha në Durrës sepse di që këtu ka banda”, ambasadori i BE vëzhgon zgjedhjet

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvo Gonzato, është ndalur në këtë të diel zgjedhjesh në Prokurorinë e Fierit. Gjatë...

Rrëzohet kërkesa e socialistëve, në Vlorë qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit në 55 qendra votimi në...

Arsyet psikologjike pse disa gra tërhiqen nga personat problematikë

Burrat "shumë të këqij", si vrasësit serialë dhe kriminelët, mund të duken magjepsës kur i dëgjojmë në podkaste apo lexojmë për ta në libra....

Aksident me dy të plagosur në aksin Korçë-Pogradec, policia në vendngjarje

Dy persona kanë mbetur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë-Pogradec. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga aksidenti kanë...

Sa shqiptarë kanë votuar deri në orën 17:00? KQZ publikon shifrat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 17. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV