Luhatjet e vazhdueshme të euros dhe dollarit, godasin eksportin e bimëve medicinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcimi i monedhës vendase, leku nuk ka sjellë pasoja pozitive për eksportuesit të cilët i shesin mallrat e tyre me monedhën evropiane.

Jo vetëm fasonët kanë nisur të kenë problemet e para, por edhe eksportuesit e bimëve mjekësore kanë filluar ta ndiejnë zhvlerësimin e euros, por edhe të dollarit, monedha këto me të cilat shesin prodhimet e tyre jashtë Shqipërisë.

Në këto kushte këto biznese eksportuese janë detyruar të ulin sasitë e mallrave që eksportojnë. Një fakt të tillë e tregojnë të dhënat e INSTAT për periudhën janar-tetor 2023, nga të cilat rezulton se eksportet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” ranë me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia e eksporteve të bimëve mjekësore për 2023 është më e fortë se gjatë vitit të pandemisë nga Covid-19.

Në harkun e një viti, monedha europiane është zhvlerësuar 13,5%, ndërsa rënia e monedhës së Dollarit në raport me vjet vlerësohet rreth 15%. Zhvlerësimi i euros është pozitiv për të gjithë ata qytetarë që kanë marrë kredi në euro pasi do të paguajnë më pak për këstin e kredisë. Përfitues nga kjo situatë është edhe qeveria, pasi paguan më pak interesa për borxhin e huaj./O.S

Të fundit

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon në një nivel të ri,...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV