Rakia, kjo pije tradicionale shqiptare, po promovohet në mënyrë krejt të veçantë, si një pije që e identifikon vendin tonë, por i shërben edhe turizmit.
Një nismë e Bashkisë së Tiranës bëri bashkë pranë Piramidës prodhues të rakisë, të cilët ekspozuan produktet e tyre, por edhe diskutuan për mënyrat se si mund ta promovojnë atë duke forcuar ura të bashkëpunimit.
Ata që e vlerësojnë më shumë këtë produkt janë të huajt ose shqiptarët që nuk jetojnë më këtu, por vijnë si vizitor.
Eventi Republika e Rakisë priti vizitorë për të degustuar produktet e ekspozuara. Po ashtu u zhvilluan edhe forume, ku njohës dhe ekspertë të fushës diskutuan për çështje që lidhen si me prodhimin, por edhe me tregtimin e këtij produkti tipik shqiptar./O.S