Rritja e çmimeve, ja kur nis ‘rëndimi’ i xhepave të qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç është bërë rutinë tashmë festat e fundvitit shoqërohen gjithnjë me rritje të çmimeve, një pjesë e të cilave konsiderohet abuzive, pasi tregtarët vlerësojnë faktin se shumë qytetarë janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë për të blerë ushqim, dhurata, veshje, dhe argëtim.

Një tjetër faktor janë dhe bonuset e fundvitit, ai për pensionistët, shpërblimet, si dhe ardhja e emigrantëve, që sjellin më shumë para në qarkullim për t’u shpenzuar.

Por ndonëse është vetëm java e parë e dhjetorit dhe ka ende kohë për festat, çmimet kanë nisur të rriten edhe në tregun e produkteve bujqësore në Durrës, krahasur me fillimin e muajit të kaluar.

“Nuk janë aq të favorshme. Ndihet ndryshimi, po kjo është. Varet nga gjendja e gjithsecilit. Dikush i përballon e dikush jo”– tha një qytetar.

“Shpresojmë të rriten tani, si gjithmonë. Ironi patjetër”– u shpreh një qytetar tjetër.

“E marr nesër. Ndihmon për zarzavatet, jo për mishrat e tutje”- u shpreh i keqardhur një tjetër.

“Çmimet shtrenjtë, ç’të flasim për to ne?! Janë rritur, po vijnë festat. Nuk është normale, po njerëz hallexhinj. Do blejmë se do të hajmë. Sa të kemi do të hamë”- tha një tjetër.

Rritja e çmimeve është kthyer në një dukuri të zakonshme, që rëndon kryesisht ekonominë e familjeve me të ardhura të pakta.

“Pa diskutim, a bëni pazar ju për vete. Duhet me ble ngapak, po do kalojmë. Të jeni mirë ju dhe ne do të jemi”- tha një qytetar.

“Çmimet janë të larta, prandaj duhet të marrin masa veccanërisht për ne pensionistët. Se sado i kanë ngrit pensionet prapë…”- u shpreh një tjetër.

”Viti i ri dhe 3 javë. S’janë normale se rrogat janë të vogla. Unë punoj në rrobaqepësi, punëtore hekuri dhe marr 360 mijë të vjetra”- tha një qytetare.

Lexo edhe :  Alarm nga Kreshnik Spahiu: "Lapaj dhe Shehaj do shuhen si LSI dhe PDIU"

– Pak të larta janë. Marrim nga pak. Në vend të 1 kg, marrim gjysëm.

– Do të shpenzoni më shumë për festa?

– Po bonusin e keni marrë?

– E kemi marrë, po 5000 lekë janë ato.

“Ne jemi pensionista. Sa të kemi mundësi do të marrim. Çfarë është bonusi, po bereqaveres. Do dhe një 5-she tjetër gjeli i detit”- tha një tjetër.

Ndryshe nga blerësit, për tregtarët çmimet nuk kanë rritje, ndërsa fuqia blerëse ka rënë.

“Çfarë pritet?! Ka mall e s’ka fuqi blerëse. Kupton? Çmimet të njëjta janë, ndoshta dhe më lirë se vitet e tjera”.

“Blerës s’ka fare. Kanë ikur të gjithë. Çmimet në stratosferë? Është e përditshme. Para s’ka, blerës s’ka. Ku të shkojë më?!”- tha një tjetër tregtar.

“Ça festash?! Ku ka lekë?! Shef rob këtu ti?!”

Në prag të festave, çmimet pritet të rriten edhe më tej së bashku me kërkesën për produkte dhe shërbime./   S.M

Të fundit

Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i...

Trump urdhëron nisjen e hetimeve ndaj Biden, ja për çfarë bëhet fjalë

Administrata e residentit Donald Trump ka hapur një hetim të pazakontë për të shqyrtuar nëse ish-presidenti Joe Biden ishte mendërisht i aftë kur dha...

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje/ Akuzohet se ka mashtruar klientët

Një avokate është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka mashtruar klientët e saj, duke u premtuar përfaqësim gjyqësor kundrejt shumave të...

Pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali, ja kush përfiton

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë...

Nderimet e fundit për Priftin Kristaq Viso, në Kishën e fshatit Çiflig në Korçë

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit,...

Lajme të tjera

Web TV