Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në një lagje të Prishtinës, ka treguar detaje nga jeta e të resë.
Në një intervistë për Euronews Albania, mësuese Haxhiu kërkoi që të kthehet dënimi me vdekje ndërsa nënvizoi se Liridona Ademaj ka qenë nxënëse shembullore.
“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë.
Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve.
Nuk kam menduar kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton.
Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira. Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teutë”, thaTeuta Haxhiu.
Ajo tregoi momentin kur Naimi e përshëndeti për herë të fundit bashkëshorten e tij, e cila u vra me porosi të tij. Ajo tha se ai nuk qau dhe as nuk e përqafoi për herë të fundit gruan e tij.
“Ka qenë vajzë shumë e hareshme dhe shumë e zgjuar. Ka reflektuar gjithmonë pozitivitet. Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time.
Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot.
U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”-tha ajo./ S.M