Zbuloni regjimin që mbajnë për shfaqjet e tyre Swift, Beyonce dhe Madonna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duhet qëndrueshmëri e jashtëzakonshme për të kënduar dhe kërcyer për tre orë natë pas nate.

Disa nga profesionistët e fitnesit flasin për regjimet e yjeve.

Dikush mund të thotë se të jesh një “yll popi” duhet të kesh një fytyrë të bukur dhe një zë të mirë si dhe të mësosh disa hapa kërcimi.

Por kjo nuk është e gjitha. Siç konfirmoi edhe Taylor Swift javën e kaluar, kur zbuloi se si ishte përgatitur për turneun e saj Eras.
“Çdo ditë vrapoja për të kapur rutinën e ditës duke kënduar me zë të lartë të gjithë listën e seteve. Pastaj bëra tre muaj stërvitje kërcimi, sepse doja ti mësoja permendësh” -tha ajo për revistën Time.

Nëse e keni parë turneun “Eras” live, do ta kuptoni pse Taylor shfaqej në skenë herë si ekstravagantja e muzikës pop, herë si simboli i suksesit dhe qëndrueshmërisë etj dhe kjo përfshinte ndryshime të kostumeve, kërcime të fuqishme dhe vrapime nga një skaj i skenës në tjetrin për gati tri orë.

Filmi “Renaissance” i Beyonce gjithashtu dokumenton përgatitjen e madhe fizike të këngëtares para një turneu, ndërsa turneu aktual i Madonna-s “Celebration” i cili do të përfundojë prillin e ardhshëm pas 78 shfaqjesh, e bën të qartë se sa mund të zgjasë angazhimi i këngëtares për të qenë në formën e duhur fizike për të përballuar turneun.

Dan Roberts është një trajner personal në Londër, ai është një nga disa profesionistë të fitnesit të angazhuar në atë që ai e quan “bota e çuditshme e stërvitjes së të famshmëve”.

Puna më e shpeshtën e tij është, me përgatitjen fizike të aktorëve për ti sjellë në formë për rolet e tyre si superhero. Ai gjithashtu punon me mbretër dhe muzikantë të famshëm.

Ndonjëherë, Roberts fluturon për të mbështetur një artist në mes të turneut, por më shpesh ai lidhet me trajnerë të tjerë të listës në mbarë botën për t’u kujdesur për klientët e tij të rregullt. Hapi i tij i parë është të vlerësojë nevojat e individit dhe qëllimet e tij.
“Dikush si Beyoncé , për shembull, ka rutina shumë energjike kërcimi, ndaj trajneri Liam Gallagher i duhet të qëndrojë me të gjatë turneut.”

Lexo edhe :  Shqiptarja që gjeti dashurinë në emisionin britanik, momentet që morën gjithë vëmendjen

Një tjetër trajner personal, Jono Castano, nga Sidnei, tregon se: “Shumë prej tyre e dinë se çfarë duhet të bëjnë, çfarë të hanë, si të stërviten kjo ka të bëjë me përgjegjshmërinë”.

Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare, një kliente e Castanos, shpesh vinte në seanca e lodhur, “gjë që është e kuptueshme”, thotë ai.
Por duke parë përfitimet e asaj që bën një seancë stërvitore, me çlirimin e “endorfinës”, ajo ndjehej shumë më mirë dhe më pozitive.

Ndonjëherë, pjesa më sfiduese e punës së trajnerit është të bindë personazhet e njohur se ata kanë diçka për t’i ofruar. Yjet në nivelin e Mick Jagger dhe Madonna-s, të cilët kanë dhënë jetën e tyre për të performuar, mund të jenë më të vështirë për t’i kontrolluar, thotë Roberts.
“Kjo nuk është një fyerje. Kjo është arsyeja pse ata janë kaq të suksesshëm. Por është shumë e vështirë të bësh tek ata si trajner, pavarësisht sa i mirë mendon se je, sepse sapo të mbash një qëndrim, do të pushohesh”.

Roberts gjithashtu thotë se ata mund të djegin 1000 kalori në një shfaqje të vetme. Ai tregon se nuk ka punuar kurrë me Swift-in, por mendon se, për të, një shfaqje tri orëshe mund të jetë i lodhshëm sa një vrapim 5 km për shumë prej nesh./O.S

Të fundit

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të...

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht 1939, në Moskë. Ai përfaqësoi...

Lajme të tjera

Web TV