Veliaj takim me Michael Granoff në SHBA: do të bashkëfinancojnë 3 nisma madhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas suksesit të Qendrës TUMO te Piramida e transformuar, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) po përgatiten të bashkëpunojnë në tre projekte të reja të suksesshme.

Gjatë vizitës në SHBA, kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me CEO-n e AADF-së, Michael Granoff, me të cilin janë dakordësuar për të bashkëfinancuar 3 nisma të mëdha, që do u vijnë në ndihmë të rinjve për të marrë një profesion të së ardhmes.

“I lumtur që takova mikun e dashur dhe partnerin tonë, Michael Granoff, CEO i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), pas mbledhjes së bordit në Nju Jork. Viti 2024 do të jetë fantastik për të rinjtë, IT dhe parqet e Tiranës! Bashkia e Tiranës dhe AADF do të bashkëfinancojnë 3 nisma kryesore:
– Ecole 42, do të vijë te Piramida, si niveli më i lartë arsimor i Qendrës Tumo.
– Bursa të plota gjatë vitit 2024 për të gjithë studentët e Tiranës, që duan të ndjekin kurset digjitale.
– Shtigje të gjelbërta, që do të lidhin Liqenin e Tiranës me atë të Farkës, me një dizajn ekologjik dhe aventura për familjet.
Pas suksesit me Pazarin e Ri dhe Piramidën, mezi po presim të përveshim mëngët për këto punë të reja!”, shkruan Veliaj./O.S

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV