Qeveria miraton projektligjin për digjitalizimin e prokurimeve publike në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka miratuar një projektligj për digjitalizimin e prokurimeve publike në Shqipëri.

Ministrja e Infrastrukturës, njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, tha se ky projektligj synon përmirësimin e kuadrit rregullator të prokurimit në Shqipëri, duke adresuar kështu të gjitha gjetjet që kanë dalë gjatë procesit të screen-ing në Bruksel.

“Do të përmend disa nga risitë që sjell ky projektligj, i cili synon digjitalizimin e të gjithë procesit të prokurimeve në Republikën e Shqipërisë, duke marrë parasysh se tashmë qeveria shqiptare ka digjitalizuar pjesën më të madhe të shërbimeve që ne ofrojmë nga institucionet e administratës, por nga ana tjetër edhe përqasja jonë për sa i përket inovacionit dhe digjitalizimit në Shqipëri, do të prekë edhe sektorin e prokurimeve.

Kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të kualifikimit si dhe zhvillimin e sistemit dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik, duke përdorur teknologji të avancuara digjitale, por edhe inteligjencën artificiale, që prej disa kohësh, kemi nisur të implementojmë të gjitha strukturat ofertuese të shërbimeve”.

Me automatizimin e procedurës, sipas zëvendëskryeministres, ulet ndikimi nga njeriu dhe rritet transparenca.

“Nga ana tjetër, kryerja e disa proceseve të prokurimit publik si përllogaritja e vlerës limit të kontratës, hartimi i specifikimeve teknike e sisteme elektronike të certifikuara, duke ulur kështu sa më shumë ndikimin e faktorit njerëzor në proceset e prokurimeve, duke e automatizuar këtë proces, për të krijuar një transparencë sa më të madhe dhe një akses të plotë të gjithë entiteteve të interesuara”./O.S

Të fundit

Kapet në autostradën Tiranë–Elbasan, kreu i një organizate kriminale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, i shpallur...

Nisin sot aplikimet për zgjedhjen e programeve universitare, afati përfundon më 3 gusht

Maturantët shqiptarë kanë nisur sot procesin e aplikimit për përzgjedhjen e programeve të studimit në arsimin e lartë. Sipas njoftimit të bërë nga kryeministri...

“ZERO pasuri të paligjshme!”/ Meta reagon pas kërkesës për tu paraqitur në SPAK

Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më...

Çfarë po ndodh me këngëtarin e njohur? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji

Justin Timberlake ka ngritur shqetësime serioze mes fansave pas një paraqitjeje të dobët në koncertin e tij të fundit në Georgia, vetëm pak ditë...

Muzeu ‘Kadare’, stacioni i preferuar/ Destinacioni kryesor i vizitorëve në Gjirokastër

Ata që zgjedhin të vizitojnë  Gjirokastrën nuk  largohen pa u ndalur    dhe  në  Muzeun Kadare. Muzeu është një nga pikat  më të vizituara në...

Lajme të tjera

Web TV